Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.
Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe dhe përfaqësues të BE dhe SHBA-së.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv në mjediset e KLP kanë mbërritur Të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikanë, ambasadori britanik, Nicholas Abbot, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- KLP në mbledhje për të zgjedhur kreun e ri të SPAK! Pas Xholit, Musabelliu prezanton platformën! Të pranishëm ndërkombëtarët











