Asnjë emër për presidentin, Boçi: Mazhoranca, strategji për të bllokuar procesin! Rama e ka emrin në xhep! Alibeaj gjeti kohën të ulej me ballën, por jo me ne

Zgjedhja e presidentit të ri të vendit duhet të përbashkojë më shumë opozitën. Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përfaqësues i Rithemelimit, në një intervistë për Report Tv, por sipas tij nuk ekziston vullneti nga pala tjetër, konkretisht nga Enkelejd Alibeaj. Boçi tha për gazetarën Danjela Maloku, se opozita duhet të propozojë emrin e kandidatit për president dhe se duhet një emër i përbashkët, ndërsa mazhoranca duke e pranuar, duhet të tregojë se po kryen një proces serioz.

‘Negociatat të zhvillohen në nivel politik. Ne jemi në vazhdimësi të bisedimeve me krerët e partive, sikurse kemi bërë edhe me pjesën tjetër. Aliebaj mund të bëhet pjesë e grupit negociator si deputet i PD-së. Qëndrimi ynë vazhdon të mbetet i njëjtë, kohën për tu ulur me Ballën e ka gjetur, për tu ulur me këshillin negociator të PD nuk e ka gjetur. Detyra jonë është të përbashkojmë qëndrimet brenda opozitës e cila konvergon në procedimin propozues. Qëllimi është që ne të kemi një propozim serioz, por me të drejtën që të zgjidhet ai që propozon opozita. Nuk shpresoj që mazhoranca do të hapë krahun që opozita të ketë të drejtën e propozimit dhe të kemi një proces serioz. Zyrtarisht negociatorët e PD-së jemi ne. Ftesa për Alibeajn ka qenë  sinqertë, dhe mund të jetë he ai pjesë e negociatave. Duhet një përbashkim me qëllime të mëdha politike.’- tha Boçi.

Pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, Boçi tha se mazhoranca po përdor strategji për të bllokuar procesnin, ndërsa shton se Rama po ndërton një proces fals.

'Në raport me krerët e partive politike ne si negociator përfaqësojmë partitë politike. Mungesa e emrit nuk është çështja e problematikë së opozitës.  Nuk ka kandidat pasi mazhoranca ka bllokuar procesin. Opozita ka kërkuar që ajo të jetë propozues primare të procesit për zgjedhjen e presidentit. E kotë të merremi. Duam një president të propozuar nga opozita. Nuk kryen bisedime sepse Balla ka shfaqur një kundërshti. Po bllokojnë procesin, kjo është strategji, mos propozimi i një kandidati, mos pranimin e një propozimi nga opozita. Pse nuk ka emër opozita, jo pse nuk ka mazhoranca. Rama po ndërton një proces fals. Vazhdon sipas dëshirës së tij vetëm një grup që kërkon ta përdor si klon. Qëndrimi dhe procedura përcakton të drejtën e propozimit. Derisa nuk e kemi këtë të drejtë jemi në negocim të procedurave.'- u shpreh Boçi.

Dy të mandatuarit e Komisionit të Rithemelimit, Luciano Boci dhe Oerd Bylykbashi, po vijojnë takimet me krerët e partive aleate për një emër të përbashkët si kandidat për president. Por pavarësisht këtyre takimeve, shumica socialiste kanë deklaruar se nuk do të votojë asnjë emër që vjen si propozim i Sali Berishës dhe grupit të tij.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda