Zgjedhja e presidentit, Mediu: Opozita të përfshihet në negociata si trupë e vetme, e mbështes emrin e Halim Kosovës! Organizimi i peticionit kundër Kim, pa sens

Opozita duhet të marrë pjesë në procesin e negociatave për të zgjedhur presidentit e ri të vendit si një trupë e vetme. I këtij mendimi, është Fatmir Mediu, kryetar i grupit parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, i cili i ftuar në Report Tv, tha se gjatë takimeve me krerët e grupeve parlamentare, ka propozuar që të kenë një trupë të përbashkët negociatore si dhe kriteret që duhet të përfaqësojë presidenti për to. Për gazetarin Arbër Hitaj, në emisionin ‘Studio Live’, Mediu theksoi se dalja jashtë procesit për zgjedhjen e presidentit është në dëm të opozitës.

‘Duhet një njeri mbi palët që qendron mbi sherrnajat politike dhe vë në plan të parë interesin kombëtar. Nëse opozita do të marrë pjesë, duhet të ketë një grup të përbashkët negociues. Nuk kemi pasur negociata, por kemi pasur një takim të radhës me tre palët. Kemi propozuar dy gjëra, të kemi një trup të përbashkët negociatore dhe e dyta të duke përcaktuar disa fusha që mendojmë se janë afër asaj që duhet të përfaqësojë presidenti i Republikës. Sot jemi në një problem shumë të rëndë, mendoj se duhet të që shohim kush janë angazhimet tona kushtetuese. Në këtë këndvështrim, nëse do të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë duhet të jetë presidenti mendoj se mund të arrijmë konsensusin. Ideja e Ramës është që ta zgjedhë presidentin në mënyrë të njëanshme.  

Opozita janë të gjithë deputetët që janë në parlament dhe gjithë kërkesa ime ka qenë që të zgjedhim një përfaqësi treshe që negociojnë dhe arrijnë në konsensus. Opozita duhet të përfshihet në proces, është një angazhim dhe detyrim kushtetues. Dalja jashtë proceseve, është në dëm të opozitës, ne do t’ja jepnim të gatshme zgjedhjen e presidentit Ramës. Nëse opozita në raport me çfarë duhet të krijojë brenda vetes, unë mendoj se është një sfidë e qartë që i bëhet mazhorancës në raport me opozitës. Opozita duhet të jetë për formimin dhe forcimin e shtetit. ‘- u shpreh Mediu.

I pyetur për emrin e Halim Kosovës për president (emri i të cilit u mbështet edhe nga Ina Zhupa), Mediu tha se ai e aprovon në mënyrë deklerative.

‘E aprovoj në mënyrë deklerative për faktin se kam pasur koleg dhe ka qenë një nga kandidaturat e provuara në 2017, në atë kohë e mbështetur edhe nga Rama. Rasti është që ne të themi se ka disa njerëz që gëzojnë autoritet dhe mbështetje të palëve. Shqipëria ka mundësi për tu arritur që të kemi një president me karakter dhe dinjitet që të mbrojë interesit e shtetit shqiptar.’- u shpreh Mediu.

Në lidhje me një peticion online që për qarkullon, kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, Mediu u përgjigj shkurt duke e cilësuar ‘non sense’.

‘Opozita duhet të ketë SHBA partnerin kryesor. Nuk kam dijeni organizimi i një peticioni të tillë është ‘non sense’.’- tha Mediu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 26/04/2022 22:56

    Po SPAK i Arben Krajes sikur hapi hetimet per Fatmir Gerldecin me vendim gjykate. Sa kohe i duhet ta marre te pandehur? Apo ka hyre mik Celibashi te Rama dhe u harrua dosja?

    Përgjigju
  • kakaris ky deri sa spaku ta kapi.: 26/04/2022 19:32

    ky doktori i çik si legen. Manovro djathats e majtas ose mes per mes ku ti dali leverdia.

    Përgjigju
  • Tori: 26/04/2022 19:14

    E kujt i plas se kush zgjidhet president. Perderisa nuk zgjidhet nga populli , te vendosin ke te duan. Ne delet te hame bar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare