Zgjedhjet 2025/ Rama: 215 aplikime në platformën 'Deputeti që Duam'

Zgjedhjet 2025/ Rama: 215 aplikime në platformën 'Deputeti që Duam'

Në platformën e Partisë Socialiste, “Deputeti që Duam”, deri më tani janë bërë 215 aplikime nga të rinj dhe të reja.

Të dhënat janë bërë publike nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Aplikimet për deputet për t’u bërë pjesë e socialistëve janë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në këto zgjedhje, përmes ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të shkohet përmes listave të mbyllura në masën 1/3. Ndërsa 2/3 e listës do të jetë e hapur.

Sa i përket kampit rozë, kryesocialisti Edi Rama e ka bërë të qartë që deputetët e vjetër do të garojnë në lista të hapura. Ndërsa kandidatët që do të jenë të rinj dhe ata që kanë aktualisht deri në 1 mandat deputeti, do të kenë vend të sigurt në listat e mbyllura.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Braçe kujton 21 janarin: Të vrasësh për të vjedhur duke vjedhur, për të mbrojtur vjedhjen dhe veten është tmerr! Thirrja për drejtësi nuk është thirrje për hakmarrje

Braçe kujton 21 janarin: Të vrasësh për të vjedhur duke vjedhur, për të mbrojtur vjedhjen dhe veten është tmerr! Thirrja për drejtësi nuk është thirrje për hakmarrje