Zgjedhjet 25 prill, Malaj: LSI synon 11 mandate në Tiranë, 35 në total! ‘Rrëshqitja’ e Ramës do fillojë nga Durrësi

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kjo forcë politike synon të marrë 11 mandate në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Gjatë një interviste për Report Tv, ajo deklaroi në total, preferon që LSI të fitojë 35 mandate, pasi sipas saj, kjo është e mundur.

“Më në fund, pas 22 viteve, u mendua nga LSI që të jem pjesë e Tiranës. Zona 10 është zona ku jam rritur e shkolluar. Mendoj që është zona që i njoh dhe i di problemet e komunitetit. Ka të bëjë me qasjen e problemeve tek njerëzit. Pritshmëria e LSI-së është e madhe. Kemi një program të ndarë me 5 pika ku do të organizojmë fushatën. Mendojmë që në Tiranë luftojmë për 11 deputetë. Unë them që në garë hyjmë për të fituar, jo si individë por si kauzë. Mendoj që individi ka një vlerë të jashtëzakonshëm, dhe besoj se në këto zgjedhje kemi një valencë të lartë të individëve se si i ofrohesh qytetarëve. Dëshira personale është që të arrijmë 35 mandate. Nuk janë të shumta për një parti të qendrës së majtë” – tha Malaj.

Lidhur me kandidimin e kryeministrit Rama në qarkun e Durrësit, Malaj deklaroi se prej kësaj zone, do të fillojë dhe ‘rrëshqitja’ e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme. Malaj deklaroi se Rama do të marrë një goditje në brez në këtë qark.

“Durrësi është një nga qytetet me shumë problematika që nuk e meriton të jetë me i tillë me një qytetari të jashtëzakonshme. Nëse në Tiranë janë më të qarta dhe të konsoliduara gjërat, Durrësi është më ndryshëm. Është vendi ku beteja elektorale do jetë një nga sfidat e rradhës për deputetë. Durrësi është surprizues dhe kam një vlerësim për këtë qytet. Nuk jam në këtë qark, sidomos kur në garë është dhe kryeministri. Kryeministri do e ketë të vështirë, dhe kam frikë që do e marrë goditjen nën brez. E këshilloj të ketë kujdes, rrëshqitja do të fillojë nga Durrësi” – tha Malaj.

Ish-deputetja ka komentuar dhe largimet e fundit nga LSI-ja drejt PS-së. Sipas Nora Malajt, është kohë e humbur të merresh me ata persona pasi kanë bërë zgjedhjen e tyre.

“Ju keni merakun e LSI-së? Është kohë e humbur të merresh me ata persona që kanë bërë zgjedhjen e tyre. Secili i respekton zgjedhjet e tyre. Çdo njeri që vjen në parti ka ambicie për t’u zhvilluar personalisht ndaj dhe largimi është personal. Ne mbështesim të rinjtë pasi duhet një riciklim i klasës politike. Ne më të rriturit dalim në një stad tjetër si mentor të tyre. Të rinjtë janë energjia, ndërsa ne jemi pjekuria. Dhe kur bëhet kjo, 35 mandate janë pak” – tha Malaj.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 10/02/2021 22:11

    Bashke me hajdarin tim merni 12 mandate ne Tiron

    Përgjigju
  • komentuesi: 10/02/2021 19:11

    nuk lexova cdo gje qe ka nxjere mona nga haleja por nga titulli ajo thot 11 deputete.un e ftoj qe ta veme bast me gjysmen e floririt qe as 1-2 nuk mer.....po deshi un i pergjigjem bastit

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 10/02/2021 18:54

    A jan ndopak ne terazi apo kan rreshqitur nga pasojat e covidit. Leshi ijes ka shkuar per lesh me koh. Keshtu sipas llogarive leshi ijes del forc e par dhe normalisht do I mbushur trastat. Po a ka shqiperar qe u jep me vot ketyre qenerve.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Animas: 10/02/2021 18:52

    Kjo kujton se do marre vota ne Durres? E harroi shtepine publike qe kishte e motra? Mos i qaj hallin Rames...po gjeni ndonhe vrime te futeni se boll hengret qyl

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit