Zgjedhjet, A1 Report lajme
minutë pas minute në 61 Bashkitë

Zgjedhjet, A1 Report lajme<br />minutë pas minute në 61 Bashkitë
Televizioni A1 Report, duke nisur nga orët e para të mëngjesit do të transmetojë sot live votimet për kryetar të bashkive dhe të këshillave bashkiakë. Në mbi 20 pika vëzhgimi dhe me gazetarët në të gjithë rrethet dhë në Tiranë, A1 Report do të ndjekë procesin e votimeve duke transmetuar në çdo moment zhvillimet gjatë votimeve. Për të qenë sa më pranë shikuese dhe me një transmetim korrekt dhe objektiv, A1 Report me trupën e gazetarëve do të transmetojë në çdo vendngjarje duke dhënë informacionin më të plotë dhe më të saktë.

Ndërkohë që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, duke nisur nga ora 19.30 televizioni do të transmetojë në kohë reale numërimin e fletëve të votimit në të 61 bashkitë e vendit. Duke dhënë dhe një panoramë të saktë të kandidatëve që do të jenë më pranë fitores, si dhe të ndarjes së mandateve në këshillat bashkiakë. Në shërbim të informacionit, lajmet dhe numërimi i fletëve të votimit do të paraqiten dhe në faqen e internetit “Shqiptarja.com”, e cila renditet në faqet më të klikuara në Shqipëri si faqja më e besuar për shqiptarët.

A1 Report do të jetë me transmetime live nga Paria Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demorkatike. Ndërkohë që transmetime të drejtëpërdrejta do të jepen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucioni që do të organizojë të gjithë procesin e votimeve. Tashmë gazetarët e A1 Report janë akredituar në KQZ për të qenë pjesë në qendrat e votimit, ku do të ndjekin dhe votimet e politikanëve, por dhe do të mbulojnë në mënyrë të menjëhershme të gjitha ngjarjet që do të mund të ndodhin gjatë ditës së votimeve.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës