Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet në 5 bashki. Por, Balla ka thyer heshtjen zgjedhore duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatët e PS, duke thënë se PS po e mban premtimin për rritje pensionesh e pagash.

“Prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt Shqipëria2030 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht. Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”, shkruan Balla.

Postimi i Taulant Ballës


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Votoni për 5 kryebashkiakët e rinj! Balla e Mazniku thyejnë heshtjen zgjedhore! PD: Në Mat po intimdohen zgjedhësit