14 maji, nesër në Report Tv sondazhi i pestë i ‘Piepoli’! Cila forcë fiton në rang në kombëtar dhe kush është kandidati i preferuar në Tiranë?

Të mërkurën në 3 maj vjen sondazhi i pestë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit.

Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet të parashikojë prirjen e votës së partive dhe koalicioneve në nivel kombëtar ndërsa ka kaluar pjesa më e madhe e fushatës elektorale.

Si e vlerësojnë qytetarët klimën e fushatës dhe cili subjekt ka përdorur strategjinë më të mirë deri tani? Gjithashtu në fokus të sondazhit gara për bashkinë më të madhe të vendit.

Si e vlerësojnë qytetarët deri tani fushatën e 6 kandidatëve në Tiranë dhe kush është i preferuari i tyre? Rezultatet e sondazhit të pestë të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit duke filluar nga e mërkura e 29 marsit u riktheyen në ekranin e Report Tv edhe sondazhet parazgjedhore, në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015 rrugëtimi prej 6 sondazhet gjithsej vazhdon këtë të mërkurë.

  • Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 
  • Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit  të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZH 2
  • Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit  të publikuar më 19 prill në Report Tv: SONDAZHI 3
  • Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të publikuar më 26 prill në Report Tv: SONDAZHI 4

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?