Zgjedhjet e 2017-ës, OSBE: Bëni
reformën elektorale, s'ka më kohë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bëri thirrje sot për fillimin dhe përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore. OSBE bëri thirrje që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri bëri thirrje sot për fillimin dhe përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore.
Duke folur në seminarin për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e Prezencës së OSBE-së, shefja e zyrës politike Carolina Ramos Da Costa, tha: “
Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!”.
Ajo përcolli mesazhin e Kryetarit të Prezencës, ambasadorit Bernd Borchardt, që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lidhur me çështjen e financimit, Ramos Da Costa tha se, legjislacioni duhet të përpiqet të arrijë një balancë mes nxitjes së kontributeve të moderuara dhe kufizimit të kontributeve tepër të mëdha. Ajo tha se, me gjithë përpjekjet për të përmirësuar kornizën ligjore të financimit të partive politike, mbeten pas zbatimi i legjislacionit si dhe sanksionet dhe masat parandaluese.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë të fuqizohet nga ana ligjore për të monitoruar si duhet financat e partive dhe fushatat zgjedhore, si dhe ka nevojë për kapacitetet financiare e njerëzore për të bërë verifikime të mëtejshme,” tha ajo.
Ramos Da Costa bëri edhe disa sugjerime, si ngritja e platformave për raportimin e shpenzimeve të partive politike dhe rasteve të dyshuara të korrupsionit; vendosja e përgjegjësive të brendshme të qarta në KQZ për mbikëqyrjen e financave të partive; pajisjen e partive politike me një program kompjuterik financiar vetëm për financimet e partive politike; si dhe botimin nga KQZ-ja të çmimeve të referencës për veprimtaritë zgjedhore.
Fjala e plotë e shefes së zyrës politike të OSBE-së, Carolina Ramos Da CostaRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44