Zgjedhjet e 25 prillit, denoncimi i PD-së për listat e votuesve: Bashkia ka futur dhjetra qytetarë në shtëpitë e personave të tjerë!

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike e Korçës ka denoncuar se dhjetra qytetarë në këtë qytet rezultojnë banues në shtëpitë e personave të tjerë, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë banues në institucionet publike.

Gjatë një deklarate për mediat, PD e Korçës thotë se bashkia e qytetit ka futur masivisht në shtëpitë e banorëve të Korçës dhjetra votues të tjerë pa asnjë lidhje apo njohje me familjarët e banesave ku janë vendosur.

Ndërkohë demokratët pretendojnë se sipas listës paraprake të zgjedhësve, rezulton se edhe në disa institucione publike të Korçës banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me adresë dhe kod banese pikërisht në këto institucione. Sipas tyre, i tillë është  absurdi me Shtëpinë e Foshnjës" Lulet e Vogla" e cila sipas listës së bashkisë, shërben edhe si banesë për dhjetra qyetetarë të Korçës.

Deklarata e plotë e PD-së dega Korçë:

Parregullsi skandaloze me listat e zgjedhëve. Dhjetra qytetarë rezultojnë  banues  në shtëpitë e personave të tjerë madje edhe të Sotiraq Filos. Shumë qytetarë figurojnë banues në institucionet publike.

Të dashur bashkëqytetarë! Kur na ndajnë vetëm pak javë nga data e zgjedhjeve të përgjithshme,dega e Partisë Demokratike të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cënojnë në thelb standartet demokratike të procesit zgjedhor. Nisur nga verifikimet e listës paraprake të zgjedhësve, hartuar nga Bashkia e Korçës,si institucion i ngarkuar nga ligji për përgatitjen e proçesit zgjedhor, filluan të dalin në dritë të diellit fakte skandaloze. Bashkia e Korçës,në shkelje të detyrimit ligjor për të hartuar lista të sakta të votuesve,ka futur masivisht në shtepitë  e banorëve të Korçës,jo një,por dhjetra votues të tjerë, pa asnjë lidhje apo njohje me familjarët e banesave ku janë vendosur.

Thënë më shkurt,bashkia na ka bërë me mysafirë, pa na pyetur fare. Jo vetëm kaq! Sipas listës paraprake të zgjedhësve,rezulton se edhe në disa institucione publike të Korçës banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me adresë dhe kod banese pikerisht në këto institucione. I tillë është  absurdi me Shtëpinë e Foshnjës" Lulet e Vogla" e cila sipas listës së bashkisë,shërben edhe si banesë për dhjetra qyetetarë të Korçës. Dega e Partisë Demokratike të Korçës,në emër të përgjegjësisë historike dhe angazhimit për të mos lejuar deformimin e proçesit zgjedhor ngre disa pyetje për bashkinë e Korçës:

1. Mbi çfare baze ligjore, udhëzimi apo urdhëri(nëse ka një të tillë) dhe mbi cilat  kritere keni vendosur të futni në banesat e qytetarëve të Korçës edhe persona të tjerë të panjohur?

2. Pse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish rezultojnë me adresë banimi  nëpër institucionet shteterore?

3.Dhe së fundi; e di kryetari juaj Sotiraq Filo se e keni bërë me mysafirë,apo ka pranuar me vetëdije të strehojë në shtëpinë e tij edhe 4 persona të tjerë, deri në ditën e votimeve?

Dega e Partisë Demokratike të Korçës i kërkon bashkisë  të rishikojë urgjentisht pasaktësitë trashanike në listën e votimit, sepse asnje tentative per te cënuar apo, më keq akoma, manipuluar proçesin,nuk do te kaloje pa u denoncuar dhe ndëshkuar ligjërisht dhe çdo plan i bashkisë dhe urdhërdhënësve në qeveri, për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Korçës në 25 prill,është i destinuar të dështojë!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Denoncimi i PD-së, reagon bashkia: Ky fenomen ndodh për shkak të kodeve të banesave për qytetarët pa adresë banimi të saktë

1611756883_bashkiakorce.jpg

Në një reagim zyrtar lidhur me denoncimin e PD, Bashkia Korçë thotë se vendosja e emrave të disa banorëve në shtëpitë e banorëve të tjerë ndodh për shkak të kodeve të banesave për qytetarët pa adresë banimi të saktë.

Njoftimi i plotë i Bashkisë:

Sipas Kodit Zgjedhor Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile gjeneron ekstraktin e pare te listave te zgjedhesve te cilin e printon dhe e afishon prane cdo qendre banimi. Edhe ne Bashkine e Korces ky proces ka filluar qe ne muajin tetor te vitit 2020 me afishimin e listave paraprake te cilat riprintohen dhe riafishohen ne daten 5 te cdo muaji pas ndryshimeve dhe verifikimeve qe zyra e gjendjes civile ben ne vijim te ketij procesi. Qe nga zgjedhjet e vitit 2013, te gjithe votuesit e regjistruar ne QV 3636 dhe 3636/1 e kishin kodin e baneses 999,888,000.

Behet fjale per nje nr te konsiderueshem qytetaresh te cilet kishin leja te perkohshme banimi ne qytetin e Korces, qyetare qe kishin mare thjesht sherbim prane konsullates, ose qytetare ne emigracion te cilet prej shume vitesh nuk kane asnje objekt banimi ne qytetin e Korces. Gjate ketyre viteve nje pjese e ketyre personave te regjistruar  tek kjo QV jane paraqitur prane sporteleve te gjendjes civile dhe kane deklaruar adresen e sakte te vendbanimit te tyre dhe menjehere jane vendosur ne listat e zgjedhesve sipas adreses se deklaruar dhe zones zgjedhore nepermjet zyres se urbanistikes. Ka ende nje nr banoresh ne kete liste te cilet nuk jane paraqitur dhe nuk kane marre asnje sherbim nga zyra e gjendjes civile. Pas verifikimit ne terren nga grupi i punes i ngritur disa vite me pare me urdher te ministrit te brendshem per verifikim e kodeve te banesave 999,888,000 te perbera nga punonjesi i gjendjes civile,perfaqesuesi i policise se shtetit dhe perfaqesuesi i rajonit administrativ perkates eshte bere e mundur verifikimi i nje nr sh te vogel personash nga kjo liste.

Me marreveshje, zyra e urbanistikes prane bashkise dhe zyra e gjendjes civile ne permbushje te kodit zgjedhor qe cdo qytetar te kete nje kod banese, vendosi 2 kode banesash per keta banore te Korces pa adrese banimi por qe figurojne ne regjistrin kombetar te Gjendjes Civile si banore te Korces. Keto kode perkojne me dy institucione publike te pozicionuara ne lagjen 3 ku jane dhe qendrat e votimit 3636 dhe 3636/1. Kodi 529 i takon Muzeut te Artit Mesjetar dhe kodi 241 godines se universtitetit prane senatoriumit. Eshte i shemtuar dhe abuziv qendrimi i deges se PD ne Korce ne nje kohe kur fenomeni eshte i mbartur prej vitesh dhe ka qene vendimi i kryetarit demokrat te bashkise ne vitin 2007 per regjistrimin e kesaj liste me kod banese 999 ne QV 3636 dhe 3636/1.

Pra ndryshimi i vetem eshte qe banoret e Korces pa adrese nga kodi 999 qe nuk lidhej me asnje lokacion, jane vendosur ne dy kode banimi te lidhura saktesisht me lokacionin qe perfshin QV 3636. Kodet e banimit kane ndryshuar ne shume zona te Korces  lidhur kjo me shtimin e numrit te banesave ne nje zone te caktuar. Per ilustrim kodi i baneses se kryetarit te bashkise te Korces ka qene 066 deri ne krijimin e regjistrit kombetar, nderkohe qe pas shtimit te nr te banesave ne kete lagje sot nr i baneses se kryebashkiakut eshte 470 dhe banesa me kodin 066 eshte nje banese kolektive me disa familje ne emer te shtetasit Petraq Opingari. Ne mungese te plote te alternatives, PD vazhdon te merret me trillime, manipulime dhe genjeshtra. Ne historine politike te Shqiperise asnjehere PS dhe institucionet e drejtuara prej saj nuk kane perdorur manipulimin. Kjo mendesi i takon opozites e cila e ka te vetmen metodologji. I bejme thirrje cdo banori te Korces ne qytet dhe fshatra qe te verifiloje emrin ne listat e afishuara prane qendres se tij te votimit. Ne rastin kur emri i tij nuk perkon me zonen zgjedhore te drejtohen sa me shpejt prane sporteleve te zyres se gjendjes civile per te saktesuar kodin e baneses sipas zones se tij zgjedhore. Bashkia e Korces garanton te gjithe banoret per ushtrimin e detyres se saj me pergjegjesi, korrektesi dhe perkushtim. Korcaret edhe ne keto zgjedhje do tregojne mencurine  e tyre per te qendruar ne krahun e punes dhe te vertetes.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës