'Është koha për të besuar duke parë realitetin jo ëndrrat', Rama 'thumbon' PD nga Prrenjasi: Ata që premtojnë fushë me lule, mund të na çojnë në fund të greminës

'Ata që premtojnë fushë me lule, mund të na çojnë në fund të greminës'. Ky ishte mesazhi i fortë i kreut të PS-së, Edi Rama nga Përrenjasi ku zhvilloi një takim me banorët atje. Për Ramën premtimet e partive të opozitës janë si ato të Xhaferrit dhe Sudes.

"Është koha për të besuar duke parë realitetin jo ëndrrat', tha Kryeministri. Kryeministri Rama tha se Shqipëria mund të jetë një vend më i zhvilluar dhe me standard më të lartë jetese për secilin prej qyetarëve.  I pranishëm në takimin e zhvilluar në Përrenjas, ishte edhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Balla: Duhet të vinte Edi Rama që qeveria të kthente vëmendjen nga Përrenjasi

1618310726_Screenshot4.jpg

Në Përrenjas Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla, ceku investimet e mazhorancës në këtë zonë. Ai tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha të zhbëjnë atë çfarë është bërë deri më tani.

“Ata janë gjithmonë aty për të prishur gjithçka. Në 97, në 2008 kur i vunë bombën një fshati të tërë, në 2011 kur vranë për të mos lejuar transparencën e zgjedhjeve. Ndaj ne duhet të mos lejojmë qoftë edhe një votë të vetme të shkojë tek partia e Ilir dhe Monikës” tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje banorëve të zonës të bëhen bashkë më 25 prill, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Në vitin 2013 e gjetëm Shqipërinë të zhytur në borxhe. Larg qoftë sikur pandemia të na gjente në 2013 pa spitale, pa financa publike, rrugë të lëna në gjysmë. U desh Edi Rama ta merrte drejtimin e vendit, duke siguruar fondet e nevojshme për të larë borxhet që shteti u kishte kompanive. E ringritëm vendin. Filluam të kompensojmë skemën e pensioneve. Sot kemi 3 vite rresht që rrisim pensionet me 5%”, tha Balla.

Ora 11:53
Rama: Të lëmë mënjanë ndasitë dhe përçarjet! Të krijojmë një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë

1618306142_sss.jpg

Nga Prrenjasi ku zhvilloi një takim me banorët, Rama tha se qytetarët duhet të luftojnë për një të ardhme më të mirë ku procesi i rindërtimit dhe vaksinimit të vijojë. Ai bëri thirrje që shqiptarët të lënë mënjanë ndasitë dhe përçarjet dhe të luftojnë për të krijuar një Shqipëri më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre

“Sot Prrenjasi është më i mirë se dje, por nesër patjetër duhet të jetë më i mirë se sot dhe prandaj jemi këtu dhe duhet të jemi së bashku. Ata që presim më shumë duhet të garantojnë që kjo duhet të ndodh, që vaksinimi duhet të mbarojë në kohë, që rindërtim duhet të vazhdojë, që zhvillimi të ecë parë. Ne duhet të garantojmë që dielli i këtij vende të mos jetë vetëm për turistët, por të ngroh këdo duke qene ekonomia e këtij vendi në funksion të gjithë secilit. Kjo që po bëj unë nuk është politik, por thirrje për të lënë mënjanë ndasitë dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenare vetëm për bukuritë e natyrën dhe traditën, por për kushtet e shtëpisë”, tha Rama.

Ora 11:38
'Destinacioni i Shqipërisë është BE', Rama 'thumbon' PD: Vazhdojmë rrugën që kemi nisur! Ata që premtojnë fushë me lule, mund të na çojnë në fund të greminës

1618306478_rama.jpg

I pranishëm në Prrenjas, kryesocialisti Edi Rama, ndërsa kërko një mandat të tretë, tha se do punojë që të forcojë edhe më tej ekonomikisht vendin. Ai u ndal te bujqësia, ku tha se deri tani janë investuar 120 mln euro në fshat për pika grumbullimi, të bëra me financime të BE dhe të qeverisë sonë. Rama theksoi se destinacioni i Shqipërisë është BE, ndërsa nuk la pa 'thumbuar' PD-në, duke shtuar se me ta në pushtet, vendi rrezikon të kthehet në fund të greminës.

"Ndërkohë që të tjerët flasin për BE si një destiancion, që është destinacioni ynë i patjetërsueshëm, bujqësia jonë, është pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 mln të investuara në fshat për pika grumbullimi dhe janë bërë me financime të BE dhe qeverisë shqiptare. Një tjetër paketë e madhe është gati të lëvrohet në vijim dhe një tjetër masë e rëndësishme financiare do vihet në dispozicion të atyre që duan të vijojnë të prodhojnë. Jemi në 400 mln eksporte bujqësore dhe në mandatin e tretë do shkojmë në mbi 1 miliardë sepse e kemi shtruar rrugë. Ka shumë për të humbur nëse biem pre e sirenave joshëse të fushës me lule, që thonë do i japim 1 ml këtyre e 5 atyre, i keni parë me buri, me makina e këngë e valle, xhaferrët e Sudet dhe pamë pastaj se si rruga e shkurtër na nxori gjatë, në fundin e një gremine nga ku vuajtëm për t'u ngritur. Për deri sa ne ja dolëm që të dalim nga tuneli i pandemisë hap pas hapi, ne jemi ata që së bashku mund tja dalim që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku ekonomia rritet me punë, me këmbëngulje, punë e durim, por rritet e për të gjithë, për çdo familje dhe kjo është plotësisht e mundur", tha Rama.

Ora 11:23
Rama: Dielli i Shqipërisë mund të bëhet i bukur për të gjithë! Është koha për të besuar duke parë realitetin jo ëndrrat

1618305448_rama.jpg

Nga Përrenjasi në një takim me banorë atje, Kryeministri Rama tha se Shqipëria mund të jetë një vend më i zhvilluar dhe me standard më të lartë jetese.

"Dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për një pjesë por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë kantierët e hapura, duke parë projektet, se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht të gjithë së bashku dhe gjithsecili. Është koha që gjithsecili të shohë që nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart edhe jeta e gjithsecilit nuk mund të përmirësohet më shumë. Përmirësimi i jetës lidhet me ngjitjen lart të Shqipërisë",tha Rama.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen