Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Oozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote

Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Oozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote

Petro Gjikuria

PS me Vangjel Tavon dhe Opozita me Petro Gjikurinë shkojnë drejt 4 gushtit për të fituar Bashkinë e Himarës. Kolegji zgjedhor ka përcaktuar afatet për të gjithë procesin e zgjedhjeve duke vendosur afatin 22 korrik ora 16.00 kohën partitë të regjistrohen si subjekte zgjedhore në KQZ. Për koalicionet zgjedhore afati është 24 korriku deri në orën 12.00

Afate të tjera janë vendosur për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit jo më vonë se 25 korriku dhe në të njëjtën datë është afati për kryetarin në detyrë të Himarës të përcaktojë vendet publike ku do të bëhet fushatë.

Teksa Kolegji ishte mbledhur për këto procedura, në Himarë opozita nisi fushatën duke prezantuar Petro Gjikurinë.

Një takim në gjuhën shqipe dhe atë greke në krah të kandidatit ë Opozitës së Bashkuar për i prezantuar nga Vangjel Dule i PBDNJ, u shfaqën nga PL isht sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi dhe si përfaqësues  i PD ishte sekretari i për çështjet zgjedhore Ivi Kaso.

“Më cilësojnë si ekstremist se jam anëtar i Federatës Panepiriote. Së pari aty jam si përfaqësues i himariotëve dhe jam shumë krenar për të. Së dyti, Federata Panepoiriote ka një rol të rëndësishm dhe ka ofruar donacione në disa zona të Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi ndihmuar shkollën publike të Gjirokastrës”, tha ai. 

Kandidati i ardhur nga Amerika sipërmarrësi Petro Gjikuria veçoi se ai iku nga Shqipëria si një i përndjekur i regjimit dhe kërkoi votën për të drejtuar Himarën pa harruar edhe fjalët nderimi për Fredi Belerin.

"Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatin programin e Fredi Belerit.Sot Himara ka eurodeputetin e saj dhe në 4 gusht do të ketë dhe kryetarin e bashkisë. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh vendi ynë ka mbetur pas teksa bota përparon. Një vend me njerëz punëtorë që kanë shkëlqyer kudo. Sot nuk është e denjë as për qytetarët e vet. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak. Një kryetar që qëndroi shumë kohë për të ndryshuar shumë pak. Fredi Beleri e pa veten pas burgut me akuza të fabrikuara. Mbaj mend se vjet sa u zemërova për arrestimin e tij dhe sa u lumturova kur u zgjodh kryetar bashkie”, tha ai.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 17/07/2024 22:37

    Ky është filogrek i ndyrë,anti shqipëtar i zgjedhur nga Sali NON GRATA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme