Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Do vë në zbatin programin e Belerit! Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Do vë në zbatin programin e Belerit! Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote

Opozita ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, që do të mbahen më 4 gusht. Kandidati i opozitës në këto zgjedhje është Petro Gjikuria, i cili rival ka kandidatin e PS Vangjel Tavo.

I shoqëruar nga Vangjel Dule, Tedi Blushi dhe Ivi Kaso, Gjikuria vuri fokusin te arrestimi i Belerit, duke premtuar se do të çojë përpara programin e tij. Në takim nuk mungoi as gjuha greke, teksa vetë Gjikuria e nisi fjalën në gjuhën helene.

Në hapje të fushatës Gjikuria, u shpreh se ai ka marr mbështetje edhe nga Fredi Beleri duke hedhur poshtë zërat se nuk ka mbështetjen e Belerit.

"Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatin programin e Fredi Belerit", tha ai.

Gjikuria hodhi akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, për të cilin tha se nuk solli asnjë ndryshim në këtë qytet, edhe pse qëndroi për 12 vite në postin e kryetarit.  

“Sot Himara ka eurodeputetin e saj dhe në 4 gusht do të ketë dhe kryetarin e bashkisë. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh vendi ynë ka mbetur pas teksa bota përparon. Një vend me njerëz punëtorë që kanë shkëlqyer kudo. Sot nuk është e denjë as për qytetarët e vet. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak. Një kryetar që qëndroi shumë kohë për të ndryshuar shumë pak. Fredi Beleri e pa veten pas burgut me akuza të fabrikuara. Qeveria ndryshon krerët e bashkisë dhe i kërcënon me burgim nëse nuk bëjnë atë që u thuhet. Këta janë marioneta pa asnjë mundësi për të zgjidhur problemet. Më kujtohet kur kandidoi Beleri për herë të parë në vitin 2015, ku isha dhe unë dhe votova. Më kujtohet kur në vitin 2019 nuk e lejuan. Mbaj mend se vjet sa u zemërova për arrestimin e tij dhe sa u lumturova kur u zgjodh kryetar bashkie”, tha ai.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria u ndje krenar që është pjesë e Federatës Panepiriote, ndërsa iu përgjigj dhe akuzave se është ekstremist grek.

“Më cilësojnë si ekstremist se jam anëtar i Federatës Panepiriote. Së pari aty jam si përfaqësues i himariotëve dhe jam shumë krenar për të. Së dyti, Federata Panepoiriote ka një rol të rëndësishm dhe ka ofruar donacione në disa zona të Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi ndihmuar shkollën publike të Gjirokastrës”, tha ai. 

Himara ka shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën 4 gusht. Zgjedhjet e fundit në Himarë u mbajtën më 14 Maj dhe u fituan nga Fredi Beleri. Ky i fundit nuk mundi të betohej për shkak se u arrestua më 12 Maj, dy ditë para ditës së votimit, nën akuzën e shitblerjes së votave. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës u ngremë çmimet

Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës u ngremë çmimet