Socialistët kanë ndezur motorët e përgatitjes për zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë e Himarës dhe pa humbur kohë do të diskutojnë të hënën kandidatin që do të nxjerrin në garë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Rama do të mbledhë nesër në 8:30 kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën por edhe për përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.
Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
4 gushti u caktua nga Begaj të premten si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)