Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ PS zyrtarizon kandidaturën, Vangjel Tavo në garë për kryetar bashkie

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Mbledhja e kryesisë, e cila nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nisi rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm (8 korrik), ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili vlerësoi figurën e Tavos, ndërsa tha se do të ketë një garë elektorale të qetë.

‘Në zbatim të statutit të PS dhe normave tona të brendshme, vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga Bashkia e Himarës, për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat i PS-së në garën për kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë.

Figura e Vangjel Tavos vjen si një figurë e cila është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu edhe përfaqësuese e atij komuniteti. 4 Gushti është shumë afër. Ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në Bashkinë e Himarës’, tha Klosi.  

Emri i Vangjel Tavos, minoritar grek, u lakua edhe në fillim të këtij viti, si kandidat i socialistëve për bashkinë e Himarës. Me 13 mars Tavo u emërua prefekt i qarkut të Vlorës, ndërsa më herë ka më herët ka qenë deputet i LSI (sot PL) dhe ministër i Shëndetësisë (2012-2013).

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve. Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s'ka vendimarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.

KQZ vendosi dje heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor. Menjëherë Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:10
Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, do të mbahet me 27 korrik

1720423343_edirama.jpg

Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës. 

Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Ohri goditet nga tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter! Lëkundjet u ndien dhe në zonat kufitare të Shqipërisë

Ohri goditet nga tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter! Lëkundjet u ndien dhe në zonat kufitare të Shqipërisë