Zgjedhjet e Berishës, anëtarja e ‘Rithemelimit’ në Report Tv: S’janë të njëanshme, kandidatë edhe të Bashës! Ndërhyrja e Kim, e pafalshme, ne jemi më pro-amerikanët

Sipas anëtares së “Rithemelimit”, Mimoza Hajdarmataj zgjedhjet e zhvilluar nëpër struktura, të organizuara nga Sali Berisha kanë për qëllim bashkimit e demokratëve, ndërsa shtoi se në garë ka pasur edhe kandidatë të “palës tjetër”.

Ajo e cilësoi këtë proces të nevojshëm, duke thënë se po kthen vlerën e votës në PD, një gjë që kishte humbur.

 “Ka pasur informacione rreth procesit, për të lënë hapësirë për bashkim. Kushdo që ka pasur pretendimi apo ka dashur t’i bashkohet garës, është bërë pjesë e proceseve. Ka pasur kandidatët të Bashës, nga pala tjetër s’kam qejf t’i quaj kampe. Ftesa ishte e hapur, e sinqertë dhe kishte reagim. Në degën 3, kandidati i tretë në listë, ishte një nga ta që kishte ndjekur z. Basha.  Gjeja më pozitive që po i ndodh PD është kthimi i vlerave të votës. Ne degën 2 kanë plotësuar formularin e rikonfirmimit 750 anëtar, ky është një database.”, tha ajo.

E ftuar në “Sot Live në Shqipëri” Hajdarmataj tha se ndërhyrja e ambasadores amerikane në sistemin e drejtësisë është e pafalshme dhe cenon sovranitetin dhe votën e lirë. Demokratja tha se faktin që gjykata pranoi animimin e Alibejat ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së ambasadores në proces, me qëllim siç tha ajo shfuqizimin e opozitës.

“Nuk jam e pasinqertë sa për të thënë që s’është problem, por është shkaktuar prej ndërhyrjes. Nëse gjërat do të bëheshin për të ndihmuar siç kanë bërë për qeverinë, nëse ia kanë me të mirë këtij vend duhet të mbështesin opozitën.  Nuk është ëndrra amerikane që kemi besuar ne studentët e dhjetorit. Është problem, në vend që të na mbështesin, ndërhynë në votën e lirë dhe sovranitetin. Ndërhyrja në një force politike dhe aq më keq në sistemin e drejtësisë na e zbehin idenë amerikane. Kim e pranoi që ka bërë ndërhyrjen. Besoj që ndërhyrja nuk do të vazhdojë deri në Apel. Mund të ketë tendencë për ta zvarritur, për të lënë opozitën pezull”, tha ajo.

Lidhur me platformën e propozuar për bashkimin e demokratëve nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja, anëtarja e “Rithemelimit” tha se ai nuk mund të vendosë për çdo gjë dhe se vendimet duhet të jetë kolegjiale.

“Çdo deputet i rëndësishme, s’kemi shansin të humbim asgjë! Ka nevojë ashtu si kudo të ketë rregulla, të përcaktohen standade. Ka rënë roli individit! Aliebaj nuk është ai që vendos për çdo gjë, vendit duhet të jenë kolegjiale. Me rëndësi të zbatohet hierarkia.”, u shpreh ajo.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?