Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Siç tashmë dihet, për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e kryeqytetit.
Por surpriza ka ndodhur në Vlorë, ku në garën për kryetar të bashkisë socialistët kanë zgjedhur të kandidojnë një deputete. Fjala është për Brunilda Mersinin, deputete e re e Kuvendit që hyri në Parlament në zgjedhjet e 11 majit 2025. Me kandidimin e saj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Vlorës, do të duhet që të heqë dorë nga mandati i deputetes. Kështu, do t’i hapet rruga për të hyrë në Kuvend, Briseida Cakerrit.
Në Tepelenë, kandidati i PS do të jetë Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës së Republikës, institucion prej nga u dorëhoq në shkurt 2024.
Në Mat, PS do të kandidojë Altin Bojnin, kandidaturë që u propozua nga strukturat vendore të PS. Altin Bojni është me profesion financier dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.
Në Berat, kandidati i PS do të jetë Ervin Ceca, aktualisht kryetar i komanduar i kësaj bashkie detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Ervin Demos.
Ndërsa në Cërrik kandidati i PS do të jetë Florenc Doka, i cili është kryetar i komanduar që prej emërimit të Andi Sallës si ministër në qeveri.
Emrat e kandidatëve të PS-së në 6 bashkitë e vendit u prezantuan pas mbledhjes së sotme të kryesisë së PS, nga 5 drejtuesit e qarqeve ku ka zgjedhje, me përjashtim të Tiranës pasi Ogerta Manastirliu ishte zyrtarizuar ditë më parë.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së PS, që nisi në orën 18:00, zgjati vetëm 20 minuta.
6 bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor.
Tirana është pa kryetar për shkak të arrestimit të Erion Veliajt, Ermal Dredha u dorëhoq papritur nga drejtimi i Vlorës, emërimi ministër i Andis Sallës la Cërrikun pa kryetar, dhe zgjedhja deputet e Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malajt, la gjithashtu vakancë në Bashkitë Berat, Tepelenë dhe Mat.
Nga ana tjetër, opozita nuk ka ende kandidatë në 5 bashki. Vetëm në Tiranë, Partia Demokratike ka mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj.

Ogerta Manastirliu
Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Brunilda Mersini, drejtoresha historike e Spitalit të Vlorës, u zgjodh deputete më 11 maj nga lista e hapur, me 5538 vota. e vetmja grua nga lista e hapur.
Kështu që zëvendësuesja e saj në Kuvend do të jetë po një grua, konkretisht Briseida çakërri me 2998 vota.
Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur kjo në radhët e socialistëve dhe me një përvojë të gjatë në Parlamentin e Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare ajo arriti të grumbullonte 6167 vota dhe rikthimi i saj në Kuvend vjen në kuadër të zbatimit të kuotave gjinore dhe ruajtjes së balancës përfaqësuese në Kuvend.

Brunilda Mersini
Brunilda Mersini, e cila aktualisht është deputete e Partisë Socialiste, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas përzgjedhjes së saj për të qenë kandidate për kryebashkiake të Vlorës.
“Të kandidoja për të përfaqësuar qytetin tim si deputete ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte një thirrje për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri.
Me mirënjohje dhe me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë, sot më besohet kandidatura për Kryetare të Bashkisë së Vlorës.
Ky nuk është një udhëtim ambicieje personale, por një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë qytetit tonë.
Çdo takim me ju, që më besuat në kandidaturën si deputete, çdo bisedë në rrugët e Vlorës, çdo dorë e shtrirë me mirësi, më ka dhënë forcën për të ecur përpara. Keni qenë pranë meje në çdo hap, me besim, me kurajo dhe me atë ndjenjë të thellë përkatësie që vetëm vlonjatët dinë ta japin.
Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është më shumë se detyrë, është mision shpirtëror. Dhe sot, ky mision merr një përgjegjësi të re: të punoj, me gjithë energjinë, përkushtimin dhe dashurinë time, për të patur një Vlorë që i ngjan njerëzve të saj të ndershëm, punëtorë, krenarë dhe plot dritë.
Faleminderit Kryeministrit Edi Rama për besimin e treguar
Faleminderit drejtuesit politik, Bledi Çuçit për besimin dhe vlerësimin!
Faleminderit strukturave të Partisë Socialiste për mbështetjen e vazhdueshme, dhe mbi të gjitha, juve, qytetarëve të Vlorës, që më keni dhënë arsye çdo ditë për të besuar më shumë te forca e bashkimit dhe e dashurisë për qytetin tonë.
Ju premtoj se do të jem gjithmonë pranë jush, duke dëgjuar, duke punuar, dhe duke e vënë zemrën në çdo gjë, që të gjithë bashkë do të bëjmë.
Për mua, kjo nuk është thjesht një garë politike, është një rrugëtim zemre për Vlorën.
Me mirënjohje dhe vendosmëri të palëkundur!
Së bashku për Vlorën tonë, qytetin që jeton në çdo zemër vlonjate”,- shprehet Brunilda.

Report Tv mëson emrin e kandidatit të PS për bashkinë e Cërrikut. Gazetarja Raziela Myslimaj mëson se Florenc Doka, kryetari i komanduar i bashkisë së Cërrikut do të jetë kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.
Kjo kandidaturë si edhe 5 të tjerat do të miratohen sot pasdite në orën 18.00 mbledhjen e kryesisë së PS.
Komente









Çfare eshte kjo dashuri e Rames me bandat qe i lejon te zgjedhin kandidatet? Pse i urren intelektualet, pse i urrren njerzit e ndershem, pse i urren pedagoget qe po i lene universitetet bosh?! Pse po e zbraz vendin nga njerzit normal?
PërgjigjuPS DUHET TA NDRYSHOJE LOGON E SAJ NGA PS.NE PH=PARTIA E HAJDUTEVE....PH ZGJEDH KANDIDATET PER VAZHDIMRSINE E VJEDHJEVE....
Përgjigju