Në 5 bashki në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati e Tepelena po mbajnë ditën e sotme zgjedhjet e pjesshme, ndërsa pjesëmarrja deri më tani është e ulët.

Analisti Mentor Kikia, në një lidhje skype për Report Tv, tha se në këto zgjedhje kemi një mazhroancë që vjen nga një fitore nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se Sali Berisha nuk doli as me kandidatët e vetët, por u fsheh pas kandidatëve të pavarur.

Kikia tha se pjesëmarrja nuk pritej që të ishte kaq e ulët. Teksa Vlora është qyteti me pjesëmarrjen më të ulët në votim, ai theksoi se Vlora i ka bojkotuar këto zgjedhje.

‘Ishte e pritshme për shumë faktor, është një proces zgjedhor në një mjedis politik aspak të favorshëm, ata që janë përfaqësues të mazhroancës shkojnë me një bindje që e kanë të sigurt fitoren dhe kemi opozitën që vinte me një goditje të fortë nga zgjidhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje dhe nuk arriti që të nxirrte as një kandidatë të vetin, por mbështeti kandidatët e pavarur. Por unë them që edhe kushtet e motit kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët. Unë e prisja një pjesëmarrje aspak dinjitoze, por në këto shifra jo. Në Vlorë është shumë e ulët, është bojkot që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë’, tha ai.

Kikia tha se kjo pjesëmarrje e ulët në zgjedhje tregon se qytetarët nuk kanë më besim tek partitë politike.

‘Legjitmiteti dihet ligji nuk parashikon detyrimin për të marrë mbi 50 për qind të votave për tu shpallur fitues. Më shumë se një lloj diferentizimi unë shoh një brasktisje të politikës nga qytetarët, nuk kanë më besim tek askush më. Është e vështirë që ta rikthesh besimin e njerëzve’, tha ai.