Zgjedhjet/ Gjonaj: S’do lejojmë që një grup njerëzish ta pengojnë të drejtën e qytetarëve

Zgjedhjet/ Gjonaj: S’do lejojmë që një grup njerëzish ta pengojnë të drejtën e qytetarëve

Përpos situatës në vend, Partia Socialiste vijon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një takim me banorët e njësisë 7,  përsëriti edhe njëherë mesazhin se “një grup njerëzish nuk mund të marrin peng Shqipërinë përmes kërcënimeve dhe dhunës”.

Gjonaj diskutoi lidhur me zhvillimet dhe projektet që pritet të implementohen në zonë. Ajo siguroi se prespektiva e Shqipërisë është vota për Partinë Socialiste dhe kandidatin për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.

Disa nga detajet e takimit ajo ka zgjedhur t’i ndajë edhe në rrjetin social Facebook:

“Me lejen e më të vegjëlve u mblodhëm pranë parkut ‍të lojrave tek rruga “Vëllezërit Manastirliu, njësia 7 të ndërtuar nga Bashkia Tiranë posaçërisht për ta. Diskutuam sa shumë punë konkrete ka bërë Bashkia Tiranë dhe ndamë shqetësimet, të cilat janë prioritet për t’u zgjidhur në mandatin e ardhshëm. Pjesëmarrja në votim në datën 30 Qershor është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi e qytetarëve. Edhe 4 ditë deri në 30 Qershor Partia Socialiste dhe  Erion Veliaj.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’