Zgjedhjet, KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve

/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë dhe sot procesin e akreditimit të vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Kështu, në rendin e ditës së mbledhjes së sotme, KQZ pritet të miratojë kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për akreditimin e 119 vëzhguesve afatgjatë, si dhe kërkesën e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ)) për akreditimin e 104 vëzhguesve afatgjatë.

Po ashtu, KQZ do të vijojë akreditimin dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lituanisë ka paraqitur kërkesën për akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të 21 qershorit. Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka paraqitur në KQZ dokumentacionin për akreditimin e një vëzhguesi afatgjatë dhe të një përkthyesi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti