Zgjedhjet lokale 2015, A1 Report
 zbardh kandidatët për Bashkitë

Zgjedhjet lokale 2015, A1 Report<br /> zbardh kandidatët për Bashkitë
TIRANE - Pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zonat ku do garojnë kandidatët respektivë, tashmë mbetet që koalicioni të përzgjedhë emrat. Pavarësisht se dy bashkëkryetarët Rama-Meta deklaruan se emrat do të jenë të plotë para datës 1 prill, A1 Report ka arritur që të zbulojë kandidatët.
 
Ja cilët janë një pjesë e emrave të koalicionit të majtë, që do të garojnë në votimet e 21 qershorit. 
Në Durrës Vangjush Dako, që synon të marrë mandatin e tretë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar. 

Në Elbasan Qazim Sejdini, gjithashtu do të garojë për një mandat të tretë si kryebashkiak. 

Në Fier gara është mes 2 emrave potencial, deputetit socialist Armando Subashi dhe ish-drejtorit të ujësjellësit Salarjon Tota. 

Më e lehtë gara paraqitet në Korçë, ku Sotiraq Filo, do të garojë për mandatin e tij të parë të plotë, pasi aktualisht u zgjodh si zëvendësues pas largimit të Niko Peleshit si zëvendëskryeministër.

Në Lezhë emri i kryetarit aktual të Bashkisë Viktor Tushaj, pritet të jetë përsëri në garë, për një mandat të tretë në krye të bashkisë.

Shkodra pritet të ketë kandidaten e të majtës Keti Bazhdari, e cila ka kryesuar departamentin e të përndjekurve politik në Partinë Socialiste.
 
Për Beratin në garë janë 2 emra që vijnë nga LSI, i pari është deputeti aktual Gledion Rahovica dhe Petrit Sinaj që aktualisht mban postin e kryetarit të LSI në Berat.
 
Në Gjirokastër do të garojë prefektja e qarkut Zamira Rami, LSI synon përsëri bashkinë e qytetit jugor pas humbjes që pësoi në votimet e 2011. 

Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha pritet të jetë kandidatja e të majtës për këtë bashki, pas 3 mandateve të Shpëtim Gjikës, që ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e garës.
 
Në qarkun verior të Kukësit pritet të garojë kryetari aktual i bashkisë Hasan Halili, nën siglën e LSI. Halili është zgjedhur kryetar nën siglën e Partisë Demokratike në 2011, por ju bashkua LSI pas zgjedhjeve të 2013-ës.
 
Në Bashkinë e Peshkopisë, janë dy emra: Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama. 
 
Tirana mbetet ende enigma më e madhe për këto zgjedhje, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. E ndërsa në media qarkullojnë emrat e disa ministrave, kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarin e LSI Ilir Meta, nuk përjashtoi mundësinë, që një grua të garojë për metropolin e vendit. Por pavarësisht emrave që qarkullojnë në media, ajo që Rama dhe Meta kanë deklaruar pas takimit të së dielës, ishte fakti se brenda 1 prillit do jetë lista e plotë e garuesve. Rama-Meta mesa duket emrat pritet t’i zyrtarizojnë pikërisht në 1 prill, duke e vlerësuar si data fatsjellëse, pasi edhe koalicioni i parë u zyrtarizua në 1 prill 2013. 

Kandidatët për bashkitë nga koalicioni i majtë
Durrës – Vangjush Dako
Fier – Armando Subashi dhe Salarjon Totaj
Korcë – Sotiraq Filo
Lezhë – Viktor Tushaj
Shkodër – Keti Bazhdari
Berat – Gledion Rahovica dhe Petrit Sinaj
Gjirokastër – Zamira Rami
Vlorë – Etjona Hoxha
Kukës – Hasan Halili
Peshkopi – Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama
Tirana – Ende pa kandidat zyrtar
Përmet - Bledi Mane
 
Bashkitë e tjera nga koalicioni i majtë
Kavajë- Elvis Rroshi
Përrenjas – Miranda Rira
Tepelenë- Tërmet Peci
Lushnje- Fatos Tushe
Pogradec – Roshi Tollozhina
Shijak- Indrit Buka
Librazhd – Kastriot Gurra, Enver Shkurti
Skrapar – Nesim Spahiu
Gramsh –Dritan Bici

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi