PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se përkrah vendimet e KQZ-së që janë Kushtetuese dhe ligjore.

Ai ka pohuar se nuk i takon atij t’i komentojë vendimet e këtij institucioni ngase, sipas tij, KQZ është institucion i pavarur.

“Mua nuk më takon t’i komentojë vendimet e KQZ-së sepse tek e fundit është institucion i pavarur por Qeveria e Kosovës mbështet vendimet e KQZ-së që janë Kushtetuese dhe Ligjore”, ka thënë Thaçi.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)