Zgjedhjet, Luzi me shumicën 
PDIU jashtë tryezës së numërimi

Zgjedhjet, Luzi me shumicën <br />PDIU jashtë tryezës së numërimi
TIRANE- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do të ketë anëtar në tryezën e numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Vendimi është diktuar nga kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi, e cila për të disatën herë me rradhë ka bashkuar votat me anëtarët e mazhorancës.

Pas debateve të shumta lidhur me përcaktimin e anëtarit të tretë dhe të kartët në tryezën e numërimit të votave, kryetarja e KQZ vendosi të lërë jashtë PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe këto vende tja jap LSI-së dhe PR-së. “Propozimi im është që anëtari i tretë ka të drejtë të plotësohet nga LSI dhe anëtari i katërt nga PR”, deklaroi kryetaja Luzi dhe më pas duke bashkuar votat me mazhorancën miratoi vendimin.

Debati lidhur me partinë e çamëve u shkaktua për shkak se në zgjedhjet e 2013 kjo forcë politike ishte rreshtuar në koalicionin opozitar, ndërkohë që tashmë është pjesë e shumicës qeverisëse përmes një një marrëveshje të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Por përfaqsuesit e mazhorancës kërkuan që për aq kohë sa PDIU në zgjedhjet e kaluara rezulton të ketë dalë nga koalicioni opozitar, vendi i dytë në tryezën e numërimit pas atij të PD, të hidhej në short mes PDIU-së dhe PR-së.

Por ky propozim i bërë nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba është kundërshtuar nga opozita e cila ka kërkuar që shorti për një nga vendet e mazhorancës të ndahet mes PDIU-së dhe LSI-së si forca të koalicionit të majtë. Ndërkohë që përfaqsuesi politik i PDIU-së në KQZ, kujtoi për anëtarët e opozitës se PDIU nuk është pjesëtare e asnjë koalicioni, por është bashkëudhëtare me një grup partish për këto zgjedhje vendore.

Ligji përcakton që vendi në tryezën e numërimit i takon partisë së dytë të secilit koalicion të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Nisur nga ky fakt PDIU kërkoi të kishte një numërues nga katër që do jenë në tryezat e numërimit. Kryetarja e KQZ-së në vendimin e saj ka theksuar se ndarja e vendeve dy me dy mes PS e PD u bë për të ruajtur balancën mes mazhorancë–opozitës.

Reagimi 
Vendimi për përjashtimin e PDIU-së nga tryeza e numërimit,është cilësuar si antiligjore nga çamët të cilët kanë paralajmëruar se këtë çështje do ta çojnë në Kolegjin Zgjedhor. “Vendimi i KQZ, antiligjor e i turpshëm që tenton t’i heq PDIU anëtarët e saj numërues në këto zgjedhje. Nuk mund ta bëjmë dhe s’mund ta lejojmë që populli na voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne kemi qenë më të dëmtuarit nga vjedhjet e votave.

Sot s’kemi kërkuar që të ndalim numëruesit me LSI dhe PR, por kemi kërkuar zbatimin e ligjit. Pasi ne kemi 5 deputetë dhe kemi të drejtat. I ftoj gjithë shqiptarët, të votojnë për PDIU-­në, pasi nuk na tjetërson njeri votën.

Ne do i drejtohemi kolegjit zgjedhor. I bëj thirrje të gjitha partive që janë pjesë e KQZ se PDIU ka qenë parti kryesore ka të drejtat e saj. Mos të mendoj asnjë parti, në aleancë apo jo që të bëjë lojëra me PDIU. Kjo është një shkelje absurde e kodit zgjedhor, ndaj duhet vepruar në mënyrë që këto zgjedhje mos të marrin damkën. Ne nuk duam numëruesit e LSI­së, apo PR­së, por ata të PDIU­-së”, u shpreh Idrizi.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij