Garës për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i është bashkuar edhe anëtari i kryesisë dhe njëherazi kreu i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në PD, Ervin Salianji. Mësohet se Salianji ka dorëzuar sot pranë Grupit të Punës, aplikimin e tij si dhe njëkohësisht ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD.
Ndërsa përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke shpallur zyrtarisht kandidaturën, Salianji kërkon mbështetjen e të rinjve demokratë, për jetësimin e projektit të tij si kryetar i ardhshëm i FRPDSH.
"Kontributi im në PD fillon që në bankat e shkollës: Unë jam rritur me ju dhe me këtë formacion politik. PD është shtëpia ime dhe ju familja e dytë. Si fëmijë, e për vite me radhë, profili politik e njerëzor i Sali Berishës më ka mbushur me frymëzim e besim. Si student e në vazhdim, fryma e re që solli në PD dhe politikë Lulzim Basha ka emancipuar te unë njeriun politik modern. Të dyve u jam mirënjohës. Çka thashë për ‘familjen e madhe’ shkon edhe për të ‘voglën’: për dashurinë, inkurajimin, zemrën e madhe e dorën në sup të prindërve të mi dhe vëllezërve. Ne jemi një parti e djathtë, kjo do të thotë: Ne jemi për Familjen, Atdheun dhe Zotin. Nën këto vlera, që besoj janë edhe tuajat, kërkoj mbështetje për kandidaturën time për detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. E kuptoj shumë mirë se nuk do ta keni të lehtë zgjedhjen: ata që kam përballë janë vajza e djem të mrekullueshëm. Brenda garës së ndershme, në ditët në vijim, do t’u paraqes platformën time. Ajo do të jetë Kontrata ime me ju dhe Partinë Demokratike, dhe për atë pakt do e kërkoj besimin dhe votën tuaj”, shprehet Salianji.
Pesë janë kandidaturat zyrtare për kryetarin e ardhshëm të FRPD. Belind Këlliçi, Oriela Nebijaj, Greta Koçi, Lisandër Hoxha dhe Ervin Salianji kanë shpallur tashmë ambicien e tyre për kryetar të FRPD.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com