PRISHTINË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të certifikojë listën unike “Srbija’’ të propozuar nga Serbia. I gjithë spektri politik kosovar është unik kundër certifikimit të saj.

Ndërkohë, në takimin e djeshëm të grupeve të punës, që u mbajt në Bruksel, pritet propozimi i ri nga pala serbe pas refuzimit të KQZ-së që ta bëjë certifikimin.

Mirëpo, përveç emërtimit që vlerësohet antikushtetues, partitë opozitare rrezikun më të madh e konsiderojnë pozicionin e pjesëtarëve të kësaj liste pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruan Koha.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)