Zgjedhjet në Kosovë, Prishtina
drejt balotazhit, rezultatet e tjera

Zgjedhjet në Kosovë, Prishtina<br />drejt balotazhit, rezultatet e tjera
PRISHTINE - Në zgjedhjet lokale të zhvilluara dje në Kosovë, duket se Lidhja Demokratike e Kosovës është rikthyer në forcë e parë politike në vend. Në një konferencë të zhvilluar në mesnatë edhe kreu i PDK-së, njëkohësisht kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se, partia e tij është shpallur fituese në 15 komuna.
 
Siç mësohet nga rezultatet e fundit të dala nga numërimi i votave, LDK-ja ka fituar disa komuna kryesore, ndërsa për Prishtinën mendohet se do të ketë balotazh mes Isa Mustafës së LDK-së dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.
 
PRISHTINE, PERBALLJE LDK-VETËVENDOSJE
Sipas rezultateve të para të Demokracisë në Veprim, kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa edhe kësaj radhe është duke udhëhequr në garën për Prishtinën. Sipas DnV-së, Isa Mustafa është i pari me 43.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind.
 
Kandidati i PDK-së, Agim Çeku, ka arritur të grumbullojë 11.4 për qind, pasuar nga kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu, me 5.7 për qind, kandidati I AAK-së, Besnik Tahiri, me 4.5 për qind dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë me 1.4 për qind.
 
Rezultatet sipas KQZ-së janë:
ISA MUSTAFA - LDK - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS   46,38%
SHPEND AHMETI - LËVIZJA VETËVENDOSJE! 28,57%
AGIM ÇEKU - PDK - PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 11,04%
KORAB SEJDIU - AKR - ALEANCA KOSOVA E RE 6,01%
BESNIK TAHIRI - AAK-LDD ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS LDD 4,45%
VALON MURATI -Lëvizja Për Bashkim – LB 1,86%
VISAR ARIFAJ - Partia e Fortë – PF 1,20%
SALI SALIHU - IQ GRUPIMI TRADICIONAL SHQIPTAR 0,26%
KAQUSHA JASHARI - PSD - Partia Socialdemokrate e Kosovës 0,22%
 
THAÇI SHPALL RIKONFIRMIMIN NË RANG VENDI
Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat në mesnatë ka shpallur fitoren e kandidatëve të kësaj partie në nivel vendi. Ai tha se kandidatët e PDK-së fituan pa balotazh, ose janë të parët në 15 komuna.

“Këto zgjedhje rikonfirmuan PDK-në si partia më e madhe dhe e para në nivel të vendit”, u shpreh ai, duke shtuar se ajo mori 230 mijë vota. Thaçi pastaj numëroi  komunat ku kanë fituar pa balotazh, ose do të provojnë edhe një raund  kandidatët e saj: në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj (pa balotazh), Rahovec (rikthehet), Vushtrri, Klinë, Drenas (pa balotazh), Dragash, Lipjan, Kamenicë (rikthehet), Kaçanik e Shtime (pa balotazh), pastaj në Gjilan, Viti, Malishevë e Besianë.

Ai uroi qytetarët dhe të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë proces të rëndësishëm për vendin, për qytetarinë e dëshmuar, për testin e kaluar demokratik.
 
LDK FITON NE PODUJEVE, ISTOG DHE FUSHË-KOSOVË
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, në një konferencë me gazetarë deklaroi fitoren e kandidatëve të kësaj partie pa balotazh në Podujevë, Istog e Fushë-Kosovë, ndërsa tha se pret që të jetë fituese edhe në Gjilan e Pejë.

Edhe Mustafa deklaroi fitoren e LDK-së në nivel të vendit. Ai tha se kjo parti ka fituar besimin e shumicës së votuesve të Kosovës, duke u kthyer kështu në parti të parë, që tregon se ajo do të marrë pushtetin në gjithë Kosovën. Isa Mustafa lavdëroi procesin zgjedhor dhe institucionet e vendit për organizim të mirë të tij, ndërkaq shprehi keqardhjen për incidentet dhe zhvillimet në veri. Ndërkohë në Gjilan Lutfi Haziri i LDK shpalli fitore pa balotazh, kundruall PDK-së.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës