SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, doli për herë të parë, në një konferencë për mediat, pak pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të mesme për Kongresin amerikan, ku dhe republikanët morën mazhorancën.“Dua të punojë me Kongresin e ri, do të punojmë sëbashku në dy vitet e ardhshme”. Janë këto fjalët e para të Obamës, ndërsa kërkon kooperimin me Kongresin për t’i rikthyer besimin qytetarëve amerikan.
Barack Obama, gjatë fjalës së tij, pranoi se republikanët patën “një natë të mirë elektorale” dhe deklaroi se gjithashtu do të jetë i gatshëm, në ditët në vijim, të takojë kreun e Kongresit amerikan.
“Amerikanët dërguan një mesazh të qartë: duhet të punohet më fort dhe gjithashtu duhet të përqëndrohemi tëk aspiratat e tyre, jo tek tonat. Jemi më shumë se thjesht një hartë me shtete të ngjyrosura në të kuqe dhe blu. Ne jemi Shtetet e Bashkuara. Mund dhe duhet të bëjmë më shumë sëbashku”- deklaroi gjatë deklaratës për mediat Presidenti i SHBA, Barack Obama.
Obama, gjatë fjalës së tij, la të nënkuptohej se e kishte pranuar humbjen gjatë këtyre zgjedhjeve por gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim midis dy forcave kryesore në vend, me motivacionin “rritjen e besimit reciprok”. Gjë që do të rikthente dhe besimin tek qytetarët amerikan.
“Me siguri do të mund të gjejmë rrugët për të punuar sëbashku. Të fillojmë nga ku jemi dakord, kjo do të rrisë besimin reciprok dhe do të rikthejë besimin tek amerikanët. Kongresi do të aprovojë disa ligje që un nuk do të mund të firmos dhe sigurisht do të marrë vendime që Kongresit nuk do t’i pëlqejnë. Por ka fusha ku mund të kooperohet. Shtetet e Bashkuara kanë bërë një progres real qysh nga koha e krizës financiare, me papunësinë që është ulur dhe me defiçitin në rënie”- deklaroi më tej Obama.
Gjithashtu Obama nënvizoi se do të vazhdojë të punojë “në mënyrën më të mirë të mundshme” në dy vitet e ardhshme, me qëllim rritjen e mirëqënies dhe i kërkoi Kongresit më shumë fonde për të luftuar virusin Ebola dhe fenomenin ISIS.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com