Blerona Hasa është zgjedhur gjyqtarja e re e Kolegjit Zgjedhore, duke plotësuar vakancës e krijuar nga Asim Vokshi. Zgjedhja e saj u bë me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Me mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit më 6 mars, është plotësuar edhe Kolegji Zgjedhor, që do të vlerësojë procesion zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje.
Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, të cilët janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri dhe Blerona Hasa.