Zgjedhjet në bazën e PD-së, Xhaferaj: Proces i njëanshëm! Berisha po e rrënon partinë, të bëjë një hap pas! Basha nuk duhet të kandidojë për kryetar

TIRANË- Sali Berisha me ambicien e tij për t’u vendosur në krye të Partisë Demokratike po çon në rrënimin e partisë. Kështu është shprehur deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në Report Tv, ku thekson se Berisha duhet të bëjë një hap pas për t’i hapur rrugë procesit të bashkimit.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti është ndalur edhe në procesin e zgjedhjeve që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit në bazën e partisë. Xhaferaj thotë se ky proces është tërësisht i njëanshëm, pasi deputetët që nuk mbështesin ‘Foltoren’ nuk i kanë thirrur të jenë prezentë. Ai shton se në zgjedhje po marrin pjesë vetëm 18-30% e anëtarësisë.

“Proces mashtrimi që po çon në rrëzimin e PD-së. Procesi ka qenë i njëanshëm. Nuk jam ftuar të marr pjesë në asnjë proces, kështu ka ndodhur me të gjithë. Nuk do e kisha problem nëse s’do merrja pjesë nëse procesi do çonte në shërimin e PD-së. Ky proces nuk ka frymëzim, as gjallërim as bashkim, në të gjitha mbledhjet marrin pjesë nga 18 në 30% e anëtarësisë”, tha Xhaferaj.  

Sipas Xhaferajt, 6 marsi ishte një provë që tregoi hapur se Luzlim Basha dhe Sali Berisha janë problemi më i madh për Partinë demokratike. Ai thekson se Basha pas dorëheqjes nuk duhet të kandidojë më kreun e partisë. Duke u ndalur edhe në 'peshën' politike të Berishës, Xhaferaj thotë se më 6 mars tregoi se ai nuk e mund dot Ramën, pasi ka mbështetje vetëm nga militantët dhe nuk ndikon dot në elektoratin gri.

“Ka një shpjegim, 6 marsi ishte evidencë që si Basha dhe Berisha janë dy aktorë që janë problem madhor i PD-së, u dëshmua që nuk e rrezojnë dot Ramën dhe e djathta shqiptare nëse duhet të bëhet duhet të çlirohet nga këta aktorë. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe duhet ta kuptojë që s’mund të garojë më, Berisha duhet ta kuptojë që më 6 mars dhe maksimumin, mori ato vota që ishin mëse të mjaftueshme për të mundur Bashën, por të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë. Berisha duhet të bëjë  një hap prapa”, u shpreh deputeti demokrat.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet në bazë për krerët e degëve në të gjitha qytetet. Ky proces do të përfundojnë më 20 prill. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhje në disa nga degët e vendit. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja