Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin

Heqja e mandatit të Fredi Belerit pasi ky i fundit u dënua me 2 vite burg për blerje votash, që çon në zgjedhje të reja Himarën më 4 gusht, për Ilirjan Celibashin është vendimi i duhur.  .

‘Jam i bindur për ligjshmërinë e vendimmarrjes. Dikush e shikon ketë vendim jo të duhur, palët kanë të drejtën e tyre për ta kontestuar vendimmarrjen e komisionerit. Për saktësi vendimi i komisionit nuk është vendim për shkarkim, pasi nuk bazohet në ligjin e organeve të qeverisjes vendore, por bazohet tek ligji i dekriminalizimit.’- tha Celibashi.

Pengesën për t’u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Ilirjan Celibashi nuk sheh as vendimin e Komisionit Rregullator që nuk miratoi, duke i mbajtur ende pezull afatet për regjistrimim e kandidatëve dhe fushatën

‘Ka vendime që lidhem me afate te cilat përcaktohen nga vendimmarrja e këtij organi, por ka aspekte të tjera përgatitore që nuk lidhen me këtë vendimmarrje. Ne jemi në përgatitje të këtij procesi. Nuk është ky institucioni për të dhënë gjykime pse jemi në zgjedhje. Ajo çfarë kemi për detyrë është të përgatisim zgjedhjet. Ekziston kjo e drejte për t'u ankuar ndaj çdo organi te KQZ. Kush ka interes mund te shkojë në gjykatë.’- tha Celibashi.

Nisur nga ky argument, KQZ miratoi sot ndarjen e komisionerëve për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që mbahen më 4 gusht, ku opozita do të ketë shumicën e komisionerëve, për KZAZ 3 Partia Demoraktike dhe 1 PL, ndërsa mazhoranca do të propozojë 3.

Për zgjedhjet e Himarës, tashmë dy forcat e mëdha kanë zbuluar edhe kandidatët. Përballë Vangjel Tavos në Himarë, nga radhët e opozitës do të jetë shqiptaro-amerikani Petro Gjikuria, mbeshtetës i hapur i Fredi Belerit, që PBDNJ thotë se e ka zgjedhur në bashkëpunim me OMONIAN dhe e ka dakordësuar edhe me Partinë Demokratike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haxhi Dyrdyl Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/07/2024 20:19

    Ore akoma mereni ju me qenefin Fredi Beleri plerēn ? ? ? Jepini drejtim ksaj pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?