Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 7.98% deri në orën 11:00. Nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, votën e kanë hedhur 156.474 persona.

Prishtina kryeson për nga numri i votuesve, me 24.948 qytetarë që kanë marrë pjesë në proces deri në këtë orë. Pas saj renditen Prizreni me 11.355 votues, Ferizaj me 10.987, Peja me 9.313, Gjilani me 9.111, Gjakova me 8.893, Mitrovica e Jugut me 6.703 dhe Vushtrria me 6.237 votues.

Procesi i votimit po zhvillohet në 949 qendra votimi dhe 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rreth 300 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00! Kurti apel për pjesëmarrje: Sot vendosin ata që votojnë! Osmani: Pa qytetarët s’ka demokraci