Janë numëruar kutitë e para të votimit në Kosovë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën ditën e sotme.
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 34,18% të votave, në 2,88% e vendvotimeve të procesuara.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 18.28% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 15,49% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9,11% të votave deri më tani.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, numërohen mbi 84.55% të votave: LVV prin 43.72%, ndiqet nga PDK me 21.74% dhe LDK me 18.06%! Partia e Kurtit me rënie me rreth 6%






