Në Maqedoninë e Veriut votohet këtë të dielë për raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 80 komuna, plus në Shkupin (81 në total). Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raportoi se deri në orën 13:00, kanë votuar 20.17 % e qytetarëve me të drejtë vote. Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00. Më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para. Numërimi në proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, zhvillohet në qendrat e votimit.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut! 20.17% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 13:00










