Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas votimit, ajo u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin masivisht në votime, duke e cilësuar ditën e sotme vendimtare për të ardhmen e tyre.

“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare, është jetike për të ardhmen, jo vetëm të rajonit, por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 43%! Incidente në qendrat e votimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar: Sot është ditë vendimtare