Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj në një lidhje live nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës komenton për Report Tv situatën me zgjedhjet. Si pjesë e delegacionit të OSBE, Felaj ka qenë vëzhguese në disa qendra votimesh dhe nga Los Angelos tha për Report Tv se situata ka qenë e qetë, ndërkohë që në të gjithë vendin aplikohet votim elektronik.

Sa i takon pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në votim, Felaj thotë se ka qenë më e lartë.

“Jemi pjesë e delegacionit parlamentar të asamblesë së OSBE dhe jemi pjesë e vëzhgueseve ndërkombëtarë që OSBE ka angazhuar për zgjedhjet presidenciale. Jemi në Los Angelos, që jemi në disa qendra votimi. Votimi është elektronik, është i njohur votimi i parakohshëm, 70 mln amerikanë që kanë shfrytëzuar votimin e parakohshëm.

Sot janë të hapura të gjitha qendrat, por kanë qenë të hapura disa që prej të shtunës ose 10 ditësh. Situata është e qetë, pjesëmarrje e mirë, ka pasur qendra me radhë të gjata. Kemi qenë të interesuar për të kuptuar për pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve na është thënë që pjesëmarrja ka qenë shumë e mirë në krahasim me 2 vitet e shkuara.

Fushata ka mbi 100 ditë që ka nisur, kemi qenë tre ditë në Uashington, s’kemi konstatuar ndonjë lloj situate të ngarkuar. Gjithçka është duke shkuar qetësisht. Ne do të jemi deri në orën 20:00. Parimisht na lejohet të jemi pranë qendrës qendrore të votimit. Teknologjia ka përdorim shumë të gjerë, është duke u votuar elektronikisht”, tha Felaj për gazetarin Arbër Hitaj.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 06/11/2024 08:45

    po cte s**** kerkon atje apo varja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?