Zgjedhjet në Turqi, garë e fortë mes Erdogan dhe rivalit opozitar! Ekspertët: Mund të ketë raund të dytë

Turqia është përfshirë nga ethet e garës së zgjedhjeve që do të mbahen në 14 maj. Ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërkon të qëndrojë për një mandat tjetër në pushtet, rivali i tij në garë Kemal Kilicdaroglu, premton se do rikthejë lirinë dhe demokracinë e munguar në vend. Ish nëpunësi civil Kemal Kilicdaroglu, vjen në këtë garë zgjedhore me mbështetjen e aleancës opozitare të 6 partive.

“Të rinjtë duan demokracinë. Ata nuk duan që policia t’ju trokasë në derë që në mëngjes, vetëm se kanë bërë një postim Twitter”, tha Kemal Kilicdaroglu.

Sipas sondazheve të fundit liderit islamik në pushtet Erdogan, ka një epërsi të lehtë ndaj rivalit opozitar Kilicdaroglu. Ekspertët besojnë se kjo garë e fortë mes tyre, mund të pasohet me një raund të dytë zgjedhor pas 14 majit.

Aktualisht turqit mund të përfundojnë në qeli për "fyerje të presidentit dhe për disa kjo ka ndodhur

"Unë po u them të rinjve se mund të më kritikojnë lirisht. Do të sigurohem që ata ta kenë këtë të drejtë," thotë 74-vjeçari Kemal Kilicdaroglu drejtues i Partisë Republikane Popullore, kryesorja e opozitës.

Disa nga mbështetësit e Kilicdaroglu kanë frikë për sigurinë e tij, por ai thotë se kjo nuk përbën problem. 

"Të jesh në politikë në Turqi do të thotë të zgjedhësh një jetë me rreziqe. Unë do të eci në rrugën time çfarëdo që të bëjë Erdogan dhe aleatët e tij. Ata nuk mund të më largojnë. Ata nuk mund të më trembin. Unë I kam bërë premtim këtij kombi", tha ai

Presidenti Erdogan, dikur ka vënë në lojë rivalin e tij duke thënë se nuk mund të grumbullonte as një dele". Por tani situate është krejt ndryshe. Në takimet me elektoratin dëgjiohen thirrjet se "Kilicdaroglu është shpresa e popullit", dhe shumë prej pjesëmarrësve janë të rinj. Pesë milionë turq do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje dhe Kilicdaroglu

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen