Zgjedhjet në universitete, Vokshi: Të shtyhen, rrezikohet jeta e studentëve e pedagogëve

Zgjedhjet në universitete, Vokshi: Të shtyhen, rrezikohet jeta e studentëve e pedagogëve

Albana Vokshi në 'Pa Protokoll'

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv tha se ministrja Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve në universitete sepse jemi në një kohë të papërshtatshme  ku rrezikohet jeta e studentëve dhe pedagogëve. Vokshi shprehet se zgjedhjet duhet të bëhen në një moment tjetër, për shembull në shtator kur situata mund të jetë normalizuar dhe shifrat duhet të jenë ulur në qoftë se situata menaxhohet si duhet.

"Gjykoj që nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa jeta e shëndeti i studenteve dhe pedagogëve. Ky është një akt antikushtetues nga ana e ministres. Shtrëngimi i kushteve të vëna nga qeveria nuk i jep mundësinë që të bëhen zgjedhjet. Me një kërkesë zgjedhjet duhet të bëhen në një moment tjetër. Të jenë të lira të ndershme dhe t'i jepet e drejta kushtetuese çdo studenti e pedagogu që të zgjedhin e të zgjidhen. Kemi  kërkuar që politika të mos hyjë në zgjedhjet për universitete.  Ai është një procesi antiligjor që po organizohet në universitete. Mund të organizohet në muajt në vijim, në shtator për shembull. Mund të jetë më keq mund të jetë më mirë por nëse situata menaxhohet do të jetë më mirë për më vonë. Zgjedhjet u shtynë dy herë pse të mos shtyhen edhe një herë, një proces transparent për shumë studentë. Ka pasur shumë studentë që nuk kanë arritur që të regjistrohen, u është mohuar e drejta. Ministrja Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve, pasi e kanë të pamundur edhe pedagogët që të organizojnë një fushatë zgjedhore", tha Vokshi.

Kujtojmë se zgjedhjet në universitet do të mbahen më 30 korrik. Deputetja Fatjona Dhimitri pati një përplasje gjatë interpelancës në Kuvend me ministren e  Arsimit Besa Shahini, ku u shpreh se nëse do të ketë vatra të reja infeksionesh nga zgjedhjet e 30 korrikut në universitete atëherë do të përfundojë në SPAK.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 25/07/2020 06:51

    Eh kete Vokshin shyqyr qe e kemi , vallahi kete nuk e ze gjumi per studentet dhe pedagoget, e keni pare sa eshte tretur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat