Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD pas zgjedhjeve pa garë. Meta ka ripostuar urimin e organizatës Internacionalja Demokrate e Qendrës duke u shprehur se vendimi do të përforcojë aksionin opozitar për shembjen e qeverisë Rama.
“I bashkohem urimit të IDC CDI për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD përmes referendumit kombëtar të anëtarësisë. Besimplotë se ky vendim i anëtarëve të PD do t'i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të aksionit të pandalshëm opozitar për shembjen e narkoregjimit”, shkruan Meta në X.
I bashkohem urimit të @idccdi_ për rikonfirmimin e @saliberisha_ në krye të PD përmes referendumit kombëtar të anëtarësisë. Besimplotë se ky vendim i anëtarëve të PD do t'i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të aksionit të pandalshëm opozitar për shembjen e Narkoregjimit. https://t.co/RGrF939m2M
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 26, 2026
Komente









