Zgjedhjet parlamentare, drejt kutive në 4 ose 11 maj 2025! KQZ dhe OSBE nisin edukimin e të rinjve për të votuar! Zgjidhen 8 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor

Qeveria ka njoftuar përmes ministrit Taulant Balla se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në maj, duke i lënë Presidentit të Republikës të zgjedhë vetëm midis datës 4 dhe 11 të këtij muaji. Por pavarësisht se kur do të jetë data e zgjedhjeve, në KQZ po punohet për të përfshirë sa më shumë të rinj në këtë fushatë.

Bashkë me OSBE-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr një fushatë edukimi për të dërguar sa më shumë të rinj, e votues për herë të parë tek kutia e vendimmarrjes.

Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje. Komisioni është duke kërkuar edhe një influencues në rrjetet sociale që do të jetë imazhi i kësaj fushate, pas testit me aktorin Nik Xhelilaj zgjedhjet e shkuara.

Për pranverën e ardhshme, kur do të votohet për Kuvendin e ri, po përgatiten edhe gjykatat.

Përmes një shorti në KLGJ, u zgjodhën 8 anëtarët rinj të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do tu vënë vulën përfundimtare konflikteve mes palëve në procesin zgjedhor.

Kolegji i ri do të përbëhet nga gjyqtarët Ornela Naqellari,  Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

1- Ornela Naqellari,

 2- Alma Kodraliu

3- Iliba Bezati

4- Entela Shedula

5- Enkel Peza

6- Rexhep Bekteshi

7- Artan Çupi

8- Lutfie Celami

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 16/09/2024 19:28

    Ore Taulant Balla nga e dinte kete info qe para nje muaji?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë