Zgjedhjet që po zhvillohen në shqipëri kanë gjetur pasqyrim të pakët në mediat ndërkombëtare. Veçanërisht ato janë pasqyruar në mediat kosovare dhe në mediat shqiptare në Maqedoni. Mediat kryesore të Kosovës kanë dhënë informacione të përgjithshme mbi numrin e votuesve dhe faktin që votohet me një ndarje të re territoriale. Jehonë në mediat kosovare dhe ato shqiptare në Maqedoni i është bërë deklaratës së kryetares së KQZ-së për të votuar sa më shumë pasi këto zgjedhje janë testi i rradhës për Shqipërinë.
Gjithashtu deklarata e Ramës pas votimit të tij se kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet është pasqyruar në mediat e Kosovës dhe ato shqiptare në Maqedoni.
Në serbi ka qenë Radio Televizioni Kombëtar që ka dhënë disa informacione të përgjithshme mbi numrin e votuesve dhe deklaratat e krerëve kryesore gjatë votimit.
Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe mediat greke, por me dallim se i kanë kushtuar më shumë rendësi zgjedhjeve në Himarë dhe Gjirokastër.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO