Zgjedhjet,PD konteston rezultatin:
Të shpallen të pavlefshme dy kuti

Në datë 12 Korrik KQZ do të shqyrtojë dy kërkesa ankimore nga PD dhe PDIU. Partia Demokratike kërkon nga KQZ shpalljen e pavlefshme të rezultatit të dy kutive në Berat dhe rinumërim të tyre.

Ky është ankimimi i vetëm i PD në KQZ dhe vjen pas mbi javësh nga mbarimi i zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia kryesore opozitare në vend pretendon parregullsi në numërimin e votave për qendrat e votimit 3318 dhe 3429.

Në Berat PS mori 4 mandate, LSI 2 dhe PD një mandat në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë që po ditën e mërkurë do të shqyrtohet edhe kërkesa e PDIU për mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë.
 
Vendimet e KQZ në mbledhjen e sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
-              "Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 2, paraqitur në datën 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet".
 
Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 12:30.
-              “Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 3, paraqitur në datën 10.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike”. 
 
Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 18:30.

pd
Kërkesa e PD per qarkun e Beratit

dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse