Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, tërhiqet nga gara për t’u zgjedhur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. E renditur në listën e Partisë Demokratike për t’u bërë pjesë e këtij Këshilli,(Lexo këtu), Mëhilli thotë se heq dorë nga gara për shkaqe personale. Më tej, ajo thotë se e kishte informuar edhe më herët strukturën drejtuese në PD, por sot ka parë sërish emrin në listë, prandaj bën një tjetër sqarim.

Reagimi i Erla Mëhillit:

Te nderuar miq,

Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere!

Ditën e sotme, në orën 11:00, Partia Demokratike pritet të zgjedhë strukturat drejtuese. Në listë janë 349 emra, marrë parasysh largimin e Mëhillit. Nga këto zgjedhje pritet të dalin 265 anëtarë, ndërkohë që Report Tv zbardhi dje listën e plotë të emrave.