Endri Shabani, gjatë një debati televiziv gjatë mbrëmjes, ndërsa debatonte në studio me ish-ambasadorin Agim Nesho lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Metaj, u gjend përballë ofendimeve për shkak të mendimit të tij. Ish-ambasadori Nesho e quajti Endri Shabanin “bufon” (nga italishtja – buffone – palaço). Endri Shabani iu drejtua moderatores së emisionit, Erla Mëhilli që të ndërhynte për të moderuar debatin në nivele normale. “Unë nuk iu drejtova me asnjë epitet ofendues zotit Nesho. – tha Shaban. Kërkoj nga ju ose ta detyroni atë të kërkojë ndjesë, ose nga ky emision largohem ose unë, ose ai”.

Në këtë moment ish ambasadori Nesho i kërkoi ndjesë Shabanit, duke vendosur në këtë mënyrë një standard njerëzor  në zhvillimin e një debati pa ofendime personale, gjë që është bërë shqetësuese në të gjitha emisionet e mbrëmjes në televizionet politike shqiptare.