Zgjedhjet për kreun e ri të PD
Basha i pari në fletën e votimit

Zgjedhjet për kreun e ri të PD<br />Basha i pari në fletën e votimit
Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, do t'u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Në garë janë kreu i "vetëngrirë" i PD, Lulzim Basha si dhe deputeti Eduard Selami, i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Në të gjithë vendin do të jenë 73 Komisione të Votimit, ku demokratët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së shtunë deri në orën 19:00.

Në secilën prej 73 komisioneve të dy kandidatët në garë Basha dhe Selami do të kenë përfaqësuesit e tyre, ndërkohë që të gjithë votat do të numërohen në selinë e PD-së në Tiranë.

Fleta e votimit, Basha i pari
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka premtuar se ditën e diel, falë numërimit të shpejtë, demokratët do të kenë kryetarin e ri të tyre që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

fleta e votimit
(Fleta e votimit në zgjedhjet për kryetarin e PD)

Sa i përket fletës së votimit, Basha do të jetë i pari, ndersa Selami i dyti.

Ja adresat e qendrave të votimit
Pas 16 ditësh fushatë në mbarë vendin, demorkatët do të zgjedhin të shtunën kryetarin e ri mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Të drejtë vote kanë 103 952 anëtarë, teksa Selami e Basha kanë përfaqësues në 73 komisione votimi.

Në Tiranë do të ketë 17 qendra votimi.
 
Dega vendi i votimit
Shkodër (Selia e Degës)
Vau Dejës (Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat)
Malësi e Madhe (Selia e Degës)
Pukë (Selia e Degës)
Lezhë (Pallati i Kulturës)
Kurbin (Pallati Kulturës Laç)
Mirditë (Pallati Kulturës)
Kukës (Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”)
Has (Selia e Degës)
Tropojë (Muzeu Historik)
Dibër (Pallati Kulturës)
Mat (Selia e Degës)
Bulqizë (Selia e PD Bulqizë)
Durrës (Pallati i Kulturës)
Shijak (Pallati i Kulturës)
Krujë (Selia e Degës)
Fushë Krujë (Selia e Degës)
Tirana 1 (Selia e Degës)
Tirana 2 (Selia Qendrore e PDSH-së)
Tirana 3 (Selia e Degës)
Tirana 4 (Selia e Degës)
Tirana 5 (Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali)
Tirana 6 (Selia e Degës)
Tirana 7 (Selia e Degës)
Tirana 8 (Selia e Degës)
Tirana 9 (Selia e Degës)
Tirana 10 (Selia e Degës)
Tirana 11 (Selia e Degës)
Tirana 12 (Selia e Degës)
Tirana 13 (Selia e Degës)
Tirana 14 (Ambjent privat në Tufinë
Vorë (Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë
Kamëz (Pallati i Kulturës)
Paskuqan (Selia e Degës)
Kavajë (Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”)
Rrogozhinë (Kinemaja)
Elbasan (Teatri “Skampa”)
Belsh (Ambjent Privat Bardhul Tafani)
Cërrik (Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla
Librazhd (Selia e Degës)
Prrenjas (Selia e Degës)
Gramsh (Selia e Degës)
Peqin (Selia e Degës)
Korçë (Selia e Degës)
Maliq (Selia e Degës)
Pogradec (Pallati i Kulturës)
Devoll (Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht)
Kolonjë (Selia e Degës)
Berat (Selia e Degës)
Ura (Vajgurore Selia e Degës)
Kuçovë (Selia e Degës)
Poliçan (Zyra elektorale, Bulv Kryesor)
Skrapar (Selia e Degës)
Fier (Holli i Kinoteatrit Fier)
Roskovec (Selia e Degës)
Patos (Pallati i Kulturës)
Lushnje (Zyra e PD)
Mallakastër (Pallati Kulturës, Ballsh)
Vlorë (Pallati Labëria)
Selenicë (Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci)
Himarë (Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë)
Delvinë (Hasan Alizoti)
Sarandë (Selia e Degës)
Gjirokastër (Kinoteatri “Zihni Sako”)
Përmet (Qendra Multikulturore Shtëpia e Kulturës)
Këlcyrë (Lokal Elton Ademi)
Memaliaj (Selia e Degës)
Tepelenë (Selia e Degës)
Këshilli Kombëtar (Selia Qendrore e PDSH-së)
Kryesia e PDSH (Selia Qendrore e PDSH-së)
Deputetët ekzistues (Selia Qendrore e PDSH-së)
Deputetët e rinj (Selia Qendrore e PDSH-së)

Një ditë para zgjedhjeve, Selami foto me vajzën, me dy gishtat lart
Jemi një ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD, por kandidati për kryetar, Eduart Selami ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e tij në facebook një foto me vajzën e tij në krahë.

Të dy shumë të ëmbël dhe të qeshur shfaqen në foto duke demonstruar me dy gishta, simbolin e demokratëve.

Edhe në përshkrimin e fotos, Selami ka shënuar dy gishta ku nënkupton ditën e zgjedhjeve për kreun e PD, 22 Korrik. 

"✌ ✌ korrik  😀 😀", shkruan Selami në foto. 
selami
(Foto e publikuar nga Eduard Selami në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot