Zgjedhjet për kryetarin ri të PD, Sula në Report Tv: Berisha po nxiton si Basha, ‘Rithemelimi’ do të uzurpojë PD! Presidenti i ri? Të jetë apolitik

Ish-kryeministri po nxiton njësoj si Lulzim Basha një vit më parë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Kështu tha në studion e Report Tv deputeti i PD, Dash Sula, ndërsa shtoi se i gjithë ky “nxitim” është një strategji i “Rithemelimit” për të uzurpuar Partinë Demokratike.

Sipas Sulës si fillimi “Rithemelimi” duhet të kishte ulur gjakrat, më pas të futej në zgjedhje për kryetarin e ri të PD.

“Është tamam e njëjta situatë e 13 qershorit të 2021, nxitim dhe vetëm nxitim, për t’i kryer gjërat me vrap. E njëjta gjë po ndodh sërish. Një politikan që i do të mirën PD, nuk mund të nxitojë. Çfarë nxitimi ka? Pse nuk e lamë procesin të zgjatej? Duhet të uleshin gjakrat, pastaj të bënin zgjedhjet. Kjo është një strategji e ‘Rithemelimit” për të uzurpuar PD.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në emisioni “Sot Live në Shqipëri” lidhur me figurën që do të dëshironte deputeti në krye të shtetit, ai tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë apolitik. Sula u shpreh se PD duhet patjetër të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi kjo është një e drejtë kushtetuese.

“Jam totalish kundër bojkoteve. Unë mendoj që duhet të merret pjesë, këtë të drejtë nuk ta jep Rama as Alibeja, por kushtetuta. Jam pro pjesëmarrjes në procesin për zgjedhjen e presidentit, për mendimin tim duhet të jetë dikush që nuk është nga politika. Preferoj nga radhët e drejtësisë, komplet apolitik.”, u shpreh ai.

Arsyeja përse ai nuk ka qenë i pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, janë të gjithë ata demokratët që ndihen të papërfaqsuar brenda partisë së tyre.

“Unë nuk kam shkuar në Kuvendin e 30 prillit në respekt të të përjashtuarve nga PD. Ka një pjesë të demokratëve të papërfaqësuar në Kuvend. Mendova që pas ikjes së Bashës do të kishte një qasje ndryshe në PD.  Berishës i thash në sy kam një propozim, hyrja në votimi e grupin parlamentar që të kthenim të gjithë deputetët e përjashtuarave, ndërprerja e procesit, pezullimi i kuvendit të 30 prillit dhe në 90 ditë të bëhej riorganizimi dhe më pas të bëhej zgjedhja e kryetarit. Dolëm nga një luftë civile.”, tha demokrati.

Deputeti tha se fati i PD do të përcaktohet pas vendimit të apelit, ndërsa shtoi se nuk do të behej asnjëherë pjesë e “Rithemelimit”, nëse frymë brenda grupim.

“Shpresat për PD po venitet ditë pas dite për një bashkim të palëve. Mbas vendimit në apel, nga aty do të fillojë një periudhë e re për PD. Nëse struktura “poshtë” nuk do të përfaqësohen, do të duhet të përfaqësohen. Kjo nuk ndodh me një bashkim artificial. Unë nuk i bashkohem “Rithemelimit” në këto rrethana, nëse nuk reflektohet. Nuk ekziston vullneti për bashkim. Pala e ‘Rithemelimit” ka më shumë faj se tjetra. Po sillet me arrogancë.”, tha Sula.


Kujtojmë se “Rithemelimi” ka përcaktuar afatin 7 maji për dorëzimin e kandidaturave për kryetarin e PD. Sali Berisha është i pari që ka shpallur kandidaturën në këtë garë. 
 

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?