Zgjedhjet-Të martën skadon afati i regjistrimit të koalicioneve

/ATSH/.- Ora 18:00 e ditës së martë shënon dhe skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Neni 65, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Dy kampet e mëdha politike PD dhe PS thuajse kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla dhe pritet që brenda këtij afati të dorëzojnë në KQZ listat e plota të koalicioneve.
Partia Socialiste dhe aleatët e saj e zgjeruan koalicionin e majtë me rreth 40 parti, jo vetëm të spektrit të majtë, por edhe të krahut të djathtë. Afrimi i fundit në koalicion ishte një parti e djathtë, Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-Presidenti, Bamir Topi. Ndërsa, pritet dhe konkretizimi i marrëveshjes mes PS-së dhe dy aleatëve të vjetër të saj, Partisë Socialdemokrate dhe Demokracisë Sociale.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas