Zgjedhjet, Thaçi: KQZ të respektojë
kushtetutën dhe ligjet në fuqi
KQZ duhet ta respektojë marrëveshjen e 19 prillit të Brukselit, si dhe Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo është kërkesa e kryeministrit Hashim Thaçi për këtë institucion. Edhe njëherë nuk ka munguar ftesa nga kryeministri, që serbët e pjesës veriore të vendit të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta respektojë marrëveshjen e 19 prillit të Brukselit, si dhe Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo është kërkesa e kryeministrit Hashim Thaçi për këtë institucion. Edhe njëherë nuk ka munguar ftesa nga kryeministri, që serbët e pjesës veriore të vendit të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Këto komente kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i ka bërë në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur ditën e enjte.
“Qeveria e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin karshi Komisionit Qendror Zgjedhor, që të jenë zgjedhjet të lira, fer dhe demokratike. Këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse organizohen përherë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët pa dallim etnik. Do të marrin pjesë edhe serbët në veri dhe i ftoj për përgatitje sa më të mira edhe ata, qoftë në formimin e partive politike, lëvizjeve politike, kandidatëve të pavarur, që të respektojnë afatin e rregullt në regjistrim në Komisionin Qendror të Republikës së Kosovës. Ndërsa inkurajoj
KQZ që të respektoj në plotëni marrëveshjen e 19 prillit, kjo marrëveshje që siguron dhe garanton organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Kryeministri gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me baroneshën, Catherine Ashton, nga e cila, siç ka thënë ai, ka marr mbështetjen për hapat e mëtejshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, ai ka thënë se dje është konfirmuar edhe mbështetja e fuqishme e SHBA-ve për gjithë këtë angazhim për ndërtimin e relacioneve europiane mes dy shteteve për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe më të shpejtë europiane dhe Euroatlantike.
“Kosova shkon e përgatitur në takim, duke respektuar plotësisht të gjitha vendimet kushtetuese të Kosovës. Pra ka mbetur që të përmbyllet edhe formalisht marrëveshjet për telekomunikacionin dhe energjinë, pasi që sa i përket Kosovës dhe BE-së janë të përmbyllura, gjithashtu edhe sa i përket disa përkushtimeve tjera. Besoj se do të vazhdojë implementimi sipas axhendës së parashikuar. Implementimi i marrëveshjes është jetik”, ka theksuar ai.
Ndërkohë pas takimit që kryeministri do të zhvillojë në Bruksel, do të vazhdoj për në New York, ku do të marrë pjesë në prezantimin e gjithë këtij procesi, por edhe progresit të arritur në Kosovë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet më 27 të këtij muaji.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.3%
-
Jo
40.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40