Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki

TIRANË- Kryetarët e degëve të PD kanë raportuar për listat e këshillave bashkiakë në mbledhjet maratonë për rreth 8 orë me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Shumica prej tyre dakortësohen për daljen me kandidatë në të gjitha bashkitë, duket si skenari më i pranuar prej tyre.

Alibeaj do të vijojë takimet me strukturat drejtuese dhe pritet që qe në dy ditët e ardhshme të përpilohen edhe emrat e përzgjedhur

Ai po i zhvillon këtë takime në mënyrë që të vendosë se si do të dalin në këto zgjedhje. Deri më tani nuk ka asnjë vendim, por vetëm disa opsione të hedhura në tryezë mbledhjen e djeshme. Një ndër propozimet është që të dilet me kandidatë dhe me listat për Këshillat Bashkiakë në 61 bashki, por ka pasur edhe 2 opsione të tjera. Një ditë më parë, Alibeaj i ktheu përgjigje Berishës, duke i bërë të qartë se i ka kandidatët për 61 bashki. 

Opsioni i dytë që është diskutuar është dalja vetëm me anëtarë për këshillat bashkiakë, një tezë e hedhur nga pak persona në mbledhje. Skenari tjetër i lënë hapur për diskutime, është ai i propozuar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë, sipas të cilëve duhet të dalin me listat për këshillat bashkiakë në 61 Bashki, por jo për kryetar bashkie në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Pra, në disa Bashki t’u lihen kandidatëve të ‘Rithemelimit’, një kërkesë që ka ardhur kjo edhe nga degët e partisë, si ajo në Vaun e Dejës apo e Elbasanit.

Deri më tani ka vetëm opsione dhe jo vendime nga ana e PD-së zyrtare, e ndërsa duhet theksuar se koha nuk është në favor të Alibeaj!  Kjo sepse në 27 mars përfundon afati zyrtar i regjistrimit dhe depozitimit në KQZ të listave për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale