Zgjedhjet e kundërshtuara lokale në Shqipëri po zhvillohen në qetësi të plotë, pavarësisht thirrjes për bojkot nga ana e opozitës së qendrës së djathtë të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili nuk merr pjesë pasi ka akuzuar maxhorancën socialiste për parregullsi të rënda gjatë zgjedhjeve të kaluara, shkruan sot agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
“Ajo që është më e rëndësishme sot është mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve, sepse, një herë e mirë do të konfirmohet se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe. Dhe kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp”, tha Rama duke dalë nga qendra e votimit.
”Selitë më të rëndësishme europiane dhe ambasada amerikane kanë dërguar në terren një numër vëzhguesish për të ndjekur procesin e votimit”, shton ANSA