Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta: Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale e etike, të nisë hetim i thelluar disiplinor

Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale  etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. Meta tha se shkeljet e konstatuara janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive.

"Më keni bërë pyetje se çdo bëhet ne zgjedhjet vendore, me bashkitë ku janë dhënë dorëheqje apo janë pa kryetarë formal, unë kam thënë që pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem informacion sa më të plotë. Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t'i rikthente popullit mundësinë të shprehet vullnetin e tij, për të zgjedhur përfaqësuesit realë, përkundër kësaj pritshmërie, nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Duke deklaruar mungesën  e juridiksionit kushtetues, gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor.

Shkelje të ligjit që lidhen me zgjedhjen  e relatorit. Nuk është hedhur shorti për zgjedhjen e relatorit të çështjes. Pra relatori mund ta ketë zgjedhur vetë çështjen ose e ka marrë pa short. Nuk ka një dokument si u formuluan gjetjet për në Komisionin e Venecias apo se kush vendosi që pyetjet e shoqatës së bashkive ishin të panevojshme dhe nuk duhej t'i përcilleshin Komisionit të Venecias. Pra relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe ka paraqitur vetëm 3 pyetje të saj. Është e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon transparencën dhe barazisë së palëve në gjykim e procesin e drejtë gjyqësor dhe kërkon hetim të thelluar disiplinor", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve! Basha të legjitimojë veten (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen